TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qalaj thotë se Kurti e Sveçla “përzihen” në planet operacionale të Policisë së Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qalaj thotë se Kurti e Sveçla “përzihen” në planet operacionale të Policisë së Kosovës

Qalaj thotë se Kurti e Sveçla “përzihen” në planet operacionale të Policisë së Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “përzihen” në plane operacionale të Policisë së Kosovës.

Madje, Qalaj deklaroi se gjatë kohës sa ishte drejtor i përgjithshëm i Policisë, s’ka lejuar asnjëherë të “përzihen” ministrat.

Në kuadër të diskutimit se si është gjendja e Policisë tani nën qeverisjen aktuale, deputeti vlerësoi që s’janë të pavarur, ashtu siç do duhej të ishin.

“Të dy përzihen, Kurti e Sveçla. Por, normalisht që Sveçla është ministër i punëve të Brendshme, ai nga dëshira që të jetë sa më popullor, e sa më i dukshëm, po harron që është ministër, e jo pjesëtar i Policisë. Sa kam qenë unë drejtor i Policisë s’janë përzier ministrat, unë kam pasur fatin që  6 muaj të punoj me Sveçlën, por i kemi pasur përgjegjësitë e ndara. S’kam lejuar që të përzihen, unë dhe menaxhmenti kemi qenë mjaft të pavarur në kryerjen e punëve që i kemi pasur. Policia në aspektin operacional duhet të jetë e pavarur, por nuk është e pavarur. Këtë e dimë të gjithë, kjo ndodh për shkak se ministri brendshëm luan rolin e të gjithë strukturës së Policisë, jo vetëm të drejtorit”, potencoi Qalaj në emisionin “Ditari”.

Tutje, Qalaj theksoi se Policia e Kosovës ka më së shumti nevojë të mbështetet me buxhet, teksa politikat të qëndrojnë sa më larg, në mënyrë që të funksionojnë më mirë.

“Policia e Kosovës ka nevojë të mbështetet me buxhet dhe pastaj t’i alokojnë resurset ashtu siç i planifikojnë gjatë planifikimeve të operacioneve. Policia ka kapacitete që të funksionojë ashtu siç duhet, që të jetë efikase e të ofrojë shërbime të mira për qytetarët e Kosovës, ndërsa politika të jetë sa më larg”, tha deputeti i PDK-së./teve1.info/.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot në paraqitjen e raportit të punës për vitin 2023, para Komisionit për Çështje te Sigurisë, tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është e qetë, por në pjesën veriore vazhdon të mbetet e brishtë.

Teksa përmendi sulmin terrorist në Banjskë, shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Etiketa “Kosova është Serbi” në ambasadën e Kosovës në Berlin, reagon MPJD

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Etiketa “Kosova është Serbi” në ambasadën e Kosovës në Berlin, reagon MPJD

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

“Vijesti” zbulon: Kokainë e fshehur në ambasadën serbe në Lisbonë?

“Vijesti” zbulon: Kokainë e fshehur në ambasadën serbe në Lisbonë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën