TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Qalaj: Nuk do të votojmë Albulena Haxhiun, nuk kalon me votat e PDK-së

nga TËVË 1
1 muaj më parë
1
A A
Qalaj: Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, Haxhiu te ne nuk kalon

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se PDK nuk do të mbështesë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kaluar, përfshirë Albulena Haxhiun nga Lëvizja Vetëvendosje, duke lënë të hapur mundësinë për kandidatura të tjera.

“Jemi deklaruar të gjithë, nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat e PDK-së… Vetëm ata që kanë qenë në kabinetin qeveritar nuk votohen, janë edhe shumë opsione tjera dhe me dëshirë i kishim votuar”, ka nënvizuar Qalaj.

Ai gjithashtu bëri thirrje për reflektim nga ana e partisë fituese dhe arritjen e një marrëveshjeje politike që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve.

“Reflektimi politik është dashur të ndodhë shumë më moti. Nuk ka pas nevojë Kosova të vijë në këtë situatë që të mbajmë me dhjetëra seanca dhe mos të kemi sukses. Jemi duke pritur që partia që ka siguruar numrin më të madh të ulëseve të reflektojë, të kërkojë një lloj marrëveshje politike, në mënyrë që të përzgjedhim një person, normalisht që i takon koalicionit fitues për kryetar të kuvendit, dhe pastaj zgjedhim edhe trupat tjerë në mënyrë që të ecim përpara”, ka thënë Qalaj.

I pyetur nëse është në dijeni për pasojat e mundshme në rast se Kuvendi nuk konstituohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qalaj tha se pasoja më e madhe tashmë po ndjehet nga qytetarët.

“Unë jo, për shkak se nuk jam i fushës së drejtësisë, mirëpo pasoja më e madhe është duke u ndjerë tek populli, meqenëse është dashur që kuvendi të jetë funksional, qeveria të jetë funksionale dhe pastaj të kalojmë ligjet e duhura që i shërbejnë qytetarëve…Edhe presidentja, dhe liderët e partive politike duhet të takohen disa herë në ditë, në mënyrë që sa më shpejtë që është e mundur të gjejmë zgjidhej dhe të ecim përpara”, ka shtuar Qalaj.

Deputetët mblidhen sërish sot, më 7 korrik, në një tentim të radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo është përpjekja e 43-të me radhë për ta bërë Kuvendin.

Vazhdimi i fundit i seancës u bë mbrëmjen e së shtunës, më 5 korrik, pasi gjatë ditës pati një alarm të rrejshëm për bombë.

Dështimet për konstituimin e Kuvendit po vazhdojnë edhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka obliguar deputetët që ta bëjnë konstituimin e Kuvendit më së largu deri më 26 korrik, shkruan KP.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, pas së cilës deputetët e zgjedhur janë betuar por nuk kanë arritur ende t’i formojnë trupat e legjislativit.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.Deri më tash, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike – si përpjekje për ta zgjidhur ngërçin, por të gjitha të pasuksesshme.

Tags: pdkRashit QalajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Asnjë kryeministër shqiptar s’ka nevojë të jetë i varur prej pakicave kombëtare

Kryeziu reagon për vendimin e Kushtetueses: Rishkrim dhe vazhdim paqartësie

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

BE i bën thirrje partive politike që t’i përmbahen vendimit të Kushtetueses: S’ka kohë për të humbur

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

LDK-ja për letrën e Krasniqit: Ia kemi kthyer përgjigjen ideatorit Albin Kurti

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses, hap kyç për mbrojtjen e rendit – VV veproi në kundërshtim me Kushtetutën

Ylli transferon amerikanin Cohill

Ylli transferon amerikanin Cohill

Kryeziu: Asnjë kryeministër shqiptar s’ka nevojë të jetë i varur prej pakicave kombëtare

Kryeziu reagon për vendimin e Kushtetueses: Rishkrim dhe vazhdim paqartësie

Al Nassr nuk ndalet, tani synon yllin e Bayernit

Al Nassr nuk ndalet, tani synon yllin e Bayernit

Fillon seminari treditor i gjyqtarëve të Superligës dhe Ligës së Parë me ligjëruesin e FIFA-s, Subkhiddin Mohd Salleh

Fillon seminari treditor i gjyqtarëve të Superligës dhe Ligës së Parë me ligjëruesin e FIFA-s, Subkhiddin Mohd Salleh

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

BE i bën thirrje partive politike që t’i përmbahen vendimit të Kushtetueses: S’ka kohë për të humbur

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

LDK-ja për letrën e Krasniqit: Ia kemi kthyer përgjigjen ideatorit Albin Kurti

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses, hap kyç për mbrojtjen e rendit – VV veproi në kundërshtim me Kushtetutën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X