TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putini premton armëpushim, nëse Ukraina tërhiqet nga zonat e okupuara

by teve1
1 vit ago
0
A A
Putini premton armëpushim, nëse Ukraina tërhiqet nga zonat e okupuara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat nga katër rajonet e aneksuara nga Moska më 2022 dhe të heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.

Një marrëveshje e tillë duket e pamundur për Kievin, i cili dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheqë trupat nga i gjithë territori ukrainas. Ukraina nuk e ka komentuar ende propozimin e Putinit.

“Ne do ta bëjmë menjëherë”, tha Putin gjatë një fjalimi në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë.

Ai i bëri këto komente në një kohë kur liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës u takuan në Itali dhe në prag të samitit për paqe në Zvicër, ku dhjetëra liderë nga e gjithë bota – përjashtuar Moskën – do të marrin pjesë këtë fundjavë për të diskutuar për hapat e parë drejt paqes në Ukrainë.

Putini tha se propozimi i tij synon arritjen e një “zgjidhjeje përfundimtare” për konfliktin në Ukrainë dhe theksoi se Kremlini është “i gatshëm për t’i nisur bisedimet pa vonesa”.

Kërkesa të tjera për paqe që lideri rus i nënvizoi përfshijnë edhe statusin e vendit jobërthamor të Ukrainës, kufizime ndaj forcave të saj ushtarake dhe mbrojtjen e interesave të rusëve që jetojnë në Ukrainë.

Ai tha se të gjitha këto duhet të jenë pjesë e “marrëveshjeve thelbësore ndërkombëtare” dhe se Perëndimi duhet t’i heqë sanksionet kundër Rusisë, gjithashtu.

“Ne bëjmë thirrje të kthehet kjo faqe e historisë dhe të fillojmë rikthimin e unitetit, hap pas hapi, mes Rusisë dhe Ukrainës dhe në Evropë në përgjithësi”, tha ai. /rel/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli thotë se trupat turke nuk do të lejohen të marrin pjesë në forcën ndërkombëtare në Gaza

Izraeli thotë se trupat turke nuk do të lejohen të marrin pjesë në forcën ndërkombëtare në Gaza

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Trupat e palestinezëve të paidentifikuar të kthyer nga Izraeli në Gaza përgatiten për varrim

Trupat e palestinezëve të paidentifikuar të kthyer nga Izraeli në Gaza përgatiten për varrim

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Kryediplomatja e Shqipërisë takohet me Kallas, flasin edhe për integrimin e Kosovës në BE

Kryediplomatja e Shqipërisë takohet me Kallas, flasin edhe për integrimin e Kosovës në BE

Vrasja në Hajvali: Arrestohet në Londër Xhemail Nuhiu, nis procesi i ekstradimit

Vrasja në Hajvali: Arrestohet në Londër Xhemail Nuhiu, nis procesi i ekstradimit

Kulla: Dështimi i formimit të qeverisë tregon papjekurinë e klasës politike në Kosovë

Kulla: Dështimi i formimit të qeverisë tregon papjekurinë e klasës politike në Kosovë

Albin Kurti paralajmëron: Përveç balotazhit mund të kemi edhe dy palë zgjedhje tjera

Albin Kurti paralajmëron: Përveç balotazhit mund të kemi edhe dy palë zgjedhje tjera

Vërshime në disa zona në Prizren, dëme të konsiderueshme pa të lënduar

Vërshime në disa zona në Prizren, dëme të konsiderueshme pa të lënduar

Rritja e Qeverisë në 19 ministri, kush u përjashtua nga Kurti 3?

Rritja e Qeverisë në 19 ministri, kush u përjashtua nga Kurti 3?

Vlora Çitaku kritikon Kurtin: Konferenca duhej mbajtur në selinë e partisë, jo në Qeveri

Vlora Çitaku kritikon Kurtin: Konferenca duhej mbajtur në selinë e partisë, jo në Qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën