Dekreti i Putinit, i cili hyn në fuqi më 1 janar, nuk specifikoi nëse ushtria do të forcojë radhët e saj duke hartuar një numër më të madh të rekrutëve, duke rritur numrin e ushtarëve vullnetarë ose duke përdorur një kombinim të të dyjave.
Sipas dekretit të nënshkruar më 25 gusht, numri i personelit ushtarak do të rritet nga 1.013.628 në 1.150.628 efektivë.
Në dekret përmendet edhe personel që do të punësohen nga radhët e civilëve për llogari të forcave të armatosura ruse. Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2023.
Dekreti vjen shtatë muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe mes raportimeve të pakonfirmuara për humbje të konsiderueshme të pësuara nga forcat e armatosura ruse gjatë këtij konflikti. /euronews