TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Putin mbështet “kursin e pavarur të Serbisë në skenën ndërkombëtare”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Putin mbështet “kursin e pavarur të Serbisë në skenën ndërkombëtare”

“Përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë që të ruajnë të drejtat legjitime dhe interesat e Serbisë, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Putin më 20 shtator në Moskë gjatë pranimit të kredencialeve të 20 ambasadorëve, përfshirë edhe të ambasadorit serb, Momçilo Babiq.

Siç u tha në ueb-faqen e Kremlinit, Putin tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura përmes raporteve të partneritetit strategjik që bazohen në traditë të miqësisë, kulturës, afërsisë shpirtërore dhe historike të dy shteteve. Aty po ashtu u tha se Moska do të vazhdojë ta thellojë këtë bashkëpunim.

“Me presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, ne rregullisht diskutojmë për çështjet kyçe për të zhvilluar më tej bashkëpunimin. Ne vlerësojmë dëshirën e miqve tanë serbë për të ndjekur një kurs të pavarur në skenën ndërkombëtare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar dialogun politik, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe në sferat humanitare”, tha Putin.

Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Bashkimi Evropian vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Serbia dënoi pushtimin, por nuk vendosi sanksione ndaj Moskës.

Serbia dhe Rusia tradicionalisht kanë mbajtur raporte të ngushta dypalëshe. Serbia varet nga mbështetja ruse kur bëhet fjalë për pengimin që Kosova të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Po ashtu, në Serbi, gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka krijuar monopol./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbrojtja Civile e Gazës ndalon nxjerrjen e trupave për shkak të mungesës së karburantit

Mbrojtja Civile e Gazës ndalon nxjerrjen e trupave për shkak të mungesës së karburantit

UNICEF alarmohet nga raportimet për rrëmbime fëmijësh në Mozambik

UNICEF alarmohet nga raportimet për rrëmbime fëmijësh në Mozambik

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

Wittkof në Israel për bisedime në lidhje me Iranin dhe Gazën

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Mbrojtja Civile e Gazës ndalon nxjerrjen e trupave për shkak të mungesës së karburantit

Mbrojtja Civile e Gazës ndalon nxjerrjen e trupave për shkak të mungesës së karburantit

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Emisioni “Ditari” 03.02.2026

Emisioni “Ditari” 03.02.2026

Arrestohet një kosovar në Cyrih, sulmoi një hebre

Arrestohet një kosovar në Cyrih, sulmoi një hebre

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mat, FSK lëshon dron

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mat, FSK lëshon dron

Çfarë shkakton migrenën?

Çfarë shkakton migrenën?

Kjo vitaminë është mbrojtja më e mirë kundër plakjes së lëkurës

Kjo vitaminë është mbrojtja më e mirë kundër plakjes së lëkurës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën