TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin falënderon Korenë e Veriut për ndihmën me trupa ushtarakë

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Putin falënderon Korenë e Veriut për ndihmën me trupa ushtarakë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka falënderuar Korenë e Veriut të hënën për ndihmë e trupave të tyre në luftë kundër forcave ukrainase duke premtuar se nuk do harrojnë sakrificat e tyre.

Kjo erdhi disa orë pasi Koreja e Veriut konfirmoi dislokimin e saj për herë të parë, raporton AP.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Kremlinit, Putin vlerësoi ushtarët koreano-veriorë , të cilët tha se “sup më krah me luftëtarët rusë, mbrojtën Atdheun tonë si të tyrin”.

Deklaratat e njëpasnjëshme ruse dhe koreano-veriore – të cilat ilustrojnë partneritetin e tyre ushtarak në zgjerim – erdhën dy ditë pasi Rusia tha se trupat e saj kanë rimarrë plotësisht rajonin e Kurskut që forcat ukrainase pushtuan në një inkursion të papritur vitin e kaluar.

Më herët të hënën, Komisioni Qendror Ushtarak i Koresë së Veriut njoftoi se udhëheqësi Kim Jong Un kishte vendosur të dërgonte trupa në Rusi për të “asgjësuar dhe zhdukur pushtuesit neonazistë ukrainas dhe për të çliruar zonën e Kurskut në bashkëpunim me forcat e armatosura ruse”. Komisioni tha se trupat e Koresë së Veriut përfundimisht dhanë “një kontribut të rëndësishëm” në rikthimin e territorit kufitar nga Rusia.

Ky ishte konfirmimi i parë zyrtar i Koresë së Veriut për vendosjen e trupave të saj në Rusi, megjithëse ajo ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj të palëkundur për luftimet e Rusisë kundër Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas e kanë mohuar pretendimin, duke këmbëngulur se operacioni në zona të caktuara të Kurskut po vazhdon.

Zyrtarët e inteligjencës së SHBA, Koresë së Jugut dhe Ukrainës kanë thënë se Koreja e Veriut dërgoi 10,000-12,000 trupa në Rusi vjeshtën e kaluar në pjesëmarrjen e saj të parë në një konflikt të madh të armatosur që nga Lufta Koreane e viteve 1950-1953.

Përveç dërgimit të trupave, Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me një sasi të madhe armësh konvencionale.

Koreja e Jugut dhe SHBA shqetësohen se Rusia mund ta shpërblejë Korenë e Veriut duke transferuar teknologji të nivelit të lartë të armëve që mund të përmirësojnë programin e saj të armëve bërthamore, si dhe ndihma të tjera ushtarake dhe ekonomike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën