TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Putin akuzon Ukrainën për “akt terrorizmi” në Urën e Krimesë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit në urën e Krimesë

Putin ka thënë se forcat ukrainase të inteligjencës kanë pasur synim që të shkatërrojnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës civile të Rusisë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një takim me shefin e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë më 2014, ndërsa ura është lëshuar për qarkullim katër vjet më vonë.

Më herët gjatë ditës së diel, Rusia ka rritur sigurinë në këtë urë – të vetmen që e lidh me Gadishullin ukrainas të Krimesë – pas shpërthimit të fuqishëm të 8 tetorit në të, shkruan Rel.

Presidenti Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të mbikëqyrë urën lidhëse.

Sipas hetuesve rusë, tre persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit si dhe janë dëmtuar rëndë disa segmente rrugore.

Viktimat kanë qenë në një makinë afër kamionit-bombë që ka shpërthyer, kanë thënë autoritetet ruse.

Bastrykin ka thënë se qytetarët rusë dhe disa shtete të huaja kanë ndihmuar në përgatitjet për sulm.

Zyrtarët rusë kanë thënë po ashtu se kanë nisur menjëherë punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara rrugore.

E konsideruar nga mediat ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura është konsideruar kyçe për bartjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe ushtrisë, në jug të Ukrainës, prej shpërthimit të luftës në këtë shtet, në fund të muajit shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: Rusiasulmi ne ureUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Përleshen kunatat në Zubin Potok

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Mungon identifikimi i personave që i lëshuan alarmet

Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

Arrestohet një person për ndotje e degradim të mjedisit, sekuestrohet një eskavator

Arrestohet një person për ndotje e degradim të mjedisit, sekuestrohet një eskavator

Të “pakapshmit” e shtetit

Arrestohet çifti në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën