TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Pushteti insiston që drafti i Lajçakut për Asociacionin të dërgohet në Venecia

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Pushteti insiston që drafti i Lajçakut për Asociacionin të dërgohet në Venecia

Zyrtarë qeveritarë insitojnë që drafti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim. Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në ekzekutiv thonë se përfaësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell apo emisari për dialogun, Miroslav Lajçak mund ta dërgojnë draftin për opinion këshilldhënës në Venecia, në mënyrë që krahas përmbajtjes të merr edhe një formë zyrtare të tij.

Ndërkaq, kërkesën e qeverisë ndaj BE-së, që draft statutin e Asociacionit të propozuar për Kosovën ta dërgojnë në Venecia e mirëpresin edhe analistët politikë, por potencojnë nevojën që edhe Kosova të përmbushë obligimet nga marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, thotë se BE-ja dhe Lajçak duhet të legalizojnë draft-stautin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai shton se në formën aktuale si një non-paper pas një nënshkrim, logo, si dhe e ndarë nga marrëveshja e Brukselt dhe Ohrit, qeveria e ka të pamundur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Institucionet e BE-së, mund të dërgojnë dhe t’i kërkojnë një opinion këshillëdhënës, i cili nuk është obligativ. Venecia pastaj dhe Gjykata Kushtetuese të bëhen dy vendime figurativisht. Zotëri Lajcak duhet të legjitimojë arsyen e vet dhe ta legalizojë përndryshe s’ka kuptim”, thotë ai.

Analisti politik, Dorajet Imeri, thotë se për të dalë nga ngërçi aktual në dialog dhe për të tentuar t’i jepet zgjidhje temës së Asociaiconit, do të ishte mirë që BE-ja të dërgojë në Venecia draftin e Asociacionit të propozuar për insitucionet kosovare.

Megjithatë, njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, deklaron se BE-ja, nuk e ka obligim me dërgu draftin e Asociacionit në Venecia.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim i Kosovës, andaj kërkesat e tilla Arifi i konsideron më shumë si elektorale sesa racionaliste.

Qeveria e Kosovës refuzon ta dërgojë në kushtetuese draftin e BE-së për Asociacionin duke kërkuar nga BE-ja që atë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq më 26 qershor në Bruksel, ku temë kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Tags: AsociacioniQeveria e KosovësVenecia
ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, dështimi e dërgon vendin në zgjedhje

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Pacolli analizon raportin e lirisë së medias: Jo të kapura nga Qeveria

Pacolli liron Avni Ahmetin nga detyra e u.d së drejtorit të Agjencisë Kadastrale

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, dështimi e dërgon vendin në zgjedhje

Emisioni “Ditari” 25.03.2026

Emisioni “Ditari” 25.03.2026

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’prodhon asnjë efekt juridik

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Në Spitalin e Mitrovicës hapet Kirurgjia Maksillofaciale

Nëna nga Kosova dhe fëmija i saj humbin jetën në një aksident në Gjermani

Nëna nga Kosova dhe fëmija i saj humbin jetën në një aksident në Gjermani

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën