TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Punuan një muaj, mbi 182 mijë euro pagesa për deputetët

Për vetëm një muaj, deputetët dhe zyrtarët e tyre personal janë paguar mbi 32 mijë euro nga buxheti i shtetit. Pavarësisht që kjo legjislaturë nuk pati punë as 30 ditë në tërësi. Nga administrata e Kuvendit të Kosovës tregojnë edhe sa deputetë të legjislaturës së nëntë kanë kërkuar pagë kalimtare. Për avokatët kjo e drejtë ju takon me ligj, për ekonomistët kjo po i kushton shumë shtetit.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
1
A A
Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

U konstituua më 11 shkurt.

Por nuk shkoi as një muaj, e legjislatura e dhjetë e Kuvendit u bë jofunksionale.

Mirëpo as për 30 ditë punë, vetëm përgjatë muajit shkurt, 104 deputetë morën pagë.

Sipas të dhënave nga Kuvendi, pagesa ndaj tyre ka arritur mbi 182 mijë euro.

Përveç tyre, paga morën edhe zyrtarët e lartë personal të tyre.

Nga 66 deputetë sa kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, për muajin shkurt, 26 prej asistentëve të tyre u paguan.

“Shuma totale për 104 deputetë është 182067,06 euro. Deri më 6 mars 2026, gjashtëdhjetë e gjashtë (66) deputetë kanë angazhuar zyrtarë të lartë personal. Në listën e pagave për muajin shkurt, shuma totale për 26 zyrtarë të lartë personal të deputetëve është 14634.61 euro”, tregon Burim Etemaj – koordinator i njësisë për Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës.

E në legjislaturën e kaluar, atë të vitit 2025, ka deputetë edhe që kanë kërkuar pagë kalimtare, ani pse Kuvendi nuk ka qenë plotësisht funksional.

“Numri i deputetëve që kanë kërkuar pagë kalimtare është 67 (në listën e pagave për muajin dhjetor 2025, pa Kryesinë e Kuvendit në detyrë)”, shprehet Etemaj.

Por sa kanë të drejtë deputetët të kërkojnë paga kalimtare?

“Nga momenti kur deputetët e japin betimin atëherë i kanë të gjithë ato kompetenca e derisa të filloj parlamenti tjetër psh, legjislatura e re i kanë të gjithë ato beneficione. Pa marrë parasysh që nuk do të marrin pjesë dhe nuk do të bëjnë punë, Ligji ua ka mundësuar atë gjë që t’i marrin të gjithë ato beneficione”, tregon Hasan Shala-avokat.

Krejt këto pagesa po i sheh si barrë shumë të madhe shtetërore, njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, institucionet duhet të funksionalizohen dhe të mos mbesin aktive disa legjislatura.

“Vet fakti që kemi 120 deputetë nga legjislatura e fundit dhe tash kemi 120 që janë aktiv janë 240 deputetë në qoftë se analizohet ose kalkulohet paga minimale apo mesatare për çdo njërin atëherë rreth 1800 euro besoj që është një barrë shumë e madhe ku krejt kësaj i shtohet çdo njëri prej tyre që ka pasur asistent dhe vozitës dhe atëherë paramendojeni sa është kostoja e kësaj garniture politike të cilën e paguan qytetari në kurriz të performancës të sektorit privat. Prandaj besoj që duhet të gjendet një modalitet që të kemi një funksionalitet në institucione dhe të kemi politika afatgjate sepse edhe shtetet më të zhvilluara evropiane nuk e kanë komoditetin që të shkojnë brenda një viti kalendarik pesë herë në zgjedhje dhe të paguhen politikanët për punën e pa bërë”, thotë ai.

Më 6 mars, e para e shtetit, Vjosa Osmani nxori dekret për shpërndarje të Kuvendit, pas dështimit për zgjedhje të presidentit.

Dekret të njëjtë nga presidentja Osmani kishte pasur edhe në legjislaturën e nëntë, pasi nuk ishte arritur të formohej Qeveria.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën