Një punëtor në Gjilan të premten ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese e cila ishte në ndërtim.
Sipas Policisë së Kosovës punëtori ka pësuar lëndime trupore edhe ka marrë tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, kishte rënë nga kati i gjashtë dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24- orësh.









