TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës mbesin në shtëpi

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës mbesin në shtëpi

Punëtoret teknike që punuan në mirëmbajtjen e Kuvendit tash e me shumë se një muaj kanë mbetur pa paga. Gjendja ekonomike e tyre është vështirësuar prandaj ato kërkojnë që të rikthehen në vendin e tyre të punës. Nga Sindikata e Sektorit Privat kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur kallëzim penal ndaj kompanisë.

Për 17 vite punoi brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës.

Por Nebahate Krasniqi, që më shumë se një muaj ka mbetur e pa punë.

Kjo pasi Krasniqi së bashku me kolegët e saj që u përkujdesën për mirëmbajtjen e hapësirave të Kuvendit, për tre muaj kërkuan rritjen e pagës.

E këto punëtore teknike jo vetëm që nuk morën rritje, por tashmë kanë mbetur pa pagë fare.

“Nëpër shtëpia jemi, jemi në grevë por jemi në shtëpi për shkak se tash nuk i kemi kushtet me nejt na jashtë tek Kuvendit,se neve na kanë larguar edhe prej oborrit të Kuvendit. Po vështirë boll, por tash jemi pa paga pa kurgjo hiq, edhe sa kemi nejt kemi pas shpenzime se është dashtë me hanger me pijë”, tha Nebahate Krasniqi.

Krasniqi po shpreson që sistemi i drejtësisë në vend do të vendos në të mirë të tyre.

“Po mbajmë shpresë tek gjykata, se neve na u ka bo një padrejtësi e madhe se ne vetëm jemi qu në grevë për shkak të grevës që e kemi pas”, tha ajo.

Nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur kallëzim penal ndaj operatorit ekonomik.

“Pronari i kompanisë ka qenë i obliguar që të jap edhe rritjen e pagës komfor ligjeve ose vendimit Qeverisë së Kosovë për rritjen e pagës minimale,atë e udhëzoj që të kthejë të gjitha këto në vendin e tyre të punës pasi janë të larguar jo ligjërisht kjo nuk ndodhi dhe ne tani lëndën veç e kemi në proceduar e sipër për ta dërguar në Gjykatën Themelor të Prishtinës dhe jemi të bindur meqë po bazohemi edhe në ligjin mbi grevat dhe po bazohemi në dy raportet inspektoratit të Punës që ne kemi pasur të drejtë jemi larguar padrejtësisht”, tha Jusuf Azemi.

Edhe sipas juristi, Anton Nrecaj, gjykata duhet të vlerësojë largimin e punëtorëve të Kuvendit nga puna.

“Nëse referohemi ligjit, këta punëtorë kanë qenë në grevë dhe gjatë periudhës sa punëtorët janë në grevë punëdhënësi nuk ka të drejtë të ndërmerr asnjë veprim kundrejt grevistëve qoftë largim nga puna, suspendimi apo  veprimi tjetër  sepse kjo bie ndeshtë me ligjin për të drejtën e grevës. Kjo çështje duhet të adresohet në Gjykatë dhe Gjykata duhet të vlerësonte”, tha Nrecaj.

Me skadimin e kontratës, kompania e cila i  kishte fituar tenderin, largoi punëtorët të cilat në kërkim të rritjes së pagës për tre muaj ishin në grevë, duke punësuar punëtore të tjera.

Për këtë rast, Inspektorati i Punës ka lëshuar një vendim ku kërkoi rikthimin e tyre në punë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

DhTIK: Furnizimi me energji po shkakton humbje serioze për bizneset

DhTIK: Furnizimi me energji po shkakton humbje serioze për bizneset

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

DhTIK: Furnizimi me energji po shkakton humbje serioze për bizneset

DhTIK: Furnizimi me energji po shkakton humbje serioze për bizneset

Modric nuk joshet nga Arabia Saudite, i fokusuar te Milani

Rinovim apo lamtumirë? Modric do të marrë vendimin pas Botërorit

UEFA “frenon” idenë e Arsene Wengerit për ofsajd

UEFA “frenon” idenë e Arsene Wengerit për ofsajd

NBA: Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Spurs

NBA: Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Spurs

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën