TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Punëtorët kanë kredia”- Minatorët e Kishnicës e Artanës mbesin pa pagë

Mbi 200 minatorë të Minierës së Kishnicës e Artanës nuk kanë marrë pagë për muajin prill. Ani pse iu premtua që këtë martë do ta merrnin pagesën për muajin e kaluar, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata thonë se kjo situatë ua ka vështirësuar jetën.

by Doresa Geci
10 muaj ago
0
A A
“Punëtorët kanë kredia”- Minatorët e Kishnicës e Artanës mbesin pa pagë

Minatorët e minierës së Kishnicës bojkotuan punën ditën e martë  për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.

E këtë grevë ata janë duke e mbajtur tash e një javë.

“Minatorët janë obliguar të hyjnë në grevë pasi nuk është bërë ekzekutimi i pagave dhe është bërë ndarja mes Trepçës dhe neve, na e kemi të njëjtin kryeshef, na çka përfitojnë, çka prodhojnë “Trepça” e merr e shtet krejt dhe është bërë ndarja që dy muajt e fund”, ka thënë Xhevdet Ymeri.

Tutje ata thonë se kjo ua ka rënduar jetën.

“Po tanë jetojmë në të njëjtin ambient, 90% varem prej këtyre pagave. Ama problemi më i madh është tek kredi, që kan punëtorët kan kredia dhe bankat komerciale”, ka shtuar Ymeri.

E njëjtë sikurse në Kishnicë, punën e kanë ndërprerë edhe minatorët në Artanë.

“Prej të martës, minatorët janë ndalë për shkak të mosekzekutimit të pagave, kanë shprehur një pakënaqësi pasi në StanTërg i kanë qit pagat kurse te na jo, kështu minatorët  tek ne edhe në flotën në Kishnicë e kanë bojkotuar punën”, tha Blerim Imeri.

Madje këtyre iu ishte premtuar që pagat do t’i marrin të martën, premtim i cili sipas tyre, nuk u realizua.

“Kryeshefi e ka pasur një takim me mbikqyësit e prodhimit, edhe me menaxhmentin në Kishnicë edhe iu kanë thanë që pagat do të dalin të martën, për dje që po bjen, pra ju kanë thanë që 99% do të dalin pagat përmes Ministrisë, përmes subvencionit”, ka përfundur Imeri.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe ndërmarrjen “Trepça” se kur do të bëhet ekzekutimi i pagave për rreth 200 minatorë, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Deklaroi rrejshëm se u rrëmbye, intervistohet një person në Zubin Potok

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën