Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” kanë protestuar ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e tenderit në vlerë prej 16,5 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. Ata kanë kërkuar anulimin e këtij tenderi. E nga Komuna apeluan që tu ju lihet kohë për gjetjen e një zgjidhje.
Më pankarta në duar protestuan para objektit të Komunës së Prishtinës.
Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, po kërkojnë nga Komuna anulimin e tenderit për operatorët privat lidhur me menaxhimin e mbeturinave.
Njëri nga punëtorët, e kësaj ndërmarrje përmend arsyet që burojnë për një kërkesë të tillë.
“Na jemi punëtorë qe 42 vite, kurrë më keq punët si kemi pas. Kerkush nuk na merr parasysh na jemi të shkelur jemi të qitur poshtë. “00:26-00:55“Kur nuk na ndihmon komuna edhe ministria ata i kanë rrogat pagat e mira, fukaranë e shkelin edhe na e kemi mbajt pasur me kaci e me dorë, e sot me ardh puna me na largu me na i marrë punën është keq, aq skam çka them më. Më dhimbsen këta unë i kam edhe dhjetë muaj nesër shkoj në pension por nuk më nevojitet sen as ai pension”, tha punëtori në KRM “ Pastrimi”, Faruk Toqani.
Edhe kolegu i Toqanit, Qazim Gashi, thotë se janë lodhur me këtë gjendje, andaj i konsiderojnë ndryshimet si emergjente.
“Kërkesa jonë është me heq Brestovcin krejt, edhe me u kthye ndërmarrja jonë se qysh ka qenë, e qysh i ka hije”, tha punëtori tjetër, Qazim Gashi.
Ndërsa sipas Sedat Rukovcit, Komuna vet e ka krijuar këtë kompani e vet dëshiron të falimentojë.
“Na jena kompani e Komunës e themeluar prej kësaj Komune vet e kanë themelua vet po dëshirojnë me mbyll por nuk kanë me kaluar lehtë le te dinë. Nuk mundem me luajt me 900 punëtorë.- 00:50-55Na nuk jem borllokgji na jemi mbledhës të bërllokut që e bënë politika bërllok”, tha punëtori Sedat Rukovci.
Kurse edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve të KRM “Pastrimi”, i ka bërë thirrje komunës që ky tender të anulohet.
“Tenderin që ë ka shpallë komuna e ka ndarë Prishtinën në gjashtë llote që do me i dhanë privatit me falimentuar ‘Pastrimi‘ duhet të hiqet . Operatorit i vetëm për grumbullimin e mbeturinave të jetë vetëm KRM ‘Pastrimi‘. Faturimi të behët nga KRM ‘Pastrimi‘”, tha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Arben Krasniqi.
E përgjigje këtyre kërkesave ju dha nënkryetari i Komunë së Prishtinës, Alban Zogaj.
“Krejt se çfarë unë kërkojë sot këtu është që të na jepet kohë në këtë analizë e që nënkupton të na jepen ditëve në vazhdim. Do të kemi edhe kryetarin Rama dhe do ti trajtojmë me seriozitet të lartë kërkesat e punëtorëve”, tha ai.
Ndërkaq, për këtë çështje të mërkurën u mbajt një dëgjim publik në Komunën e Prishtinës.