Sipas tij, ky forum e dëshmon se pavarësisht madhësisë territoriale apo jetëgjatësisë së shtetit, pjesëmarrja në të është e barabartë.
“Ky forum jep një porosi që pavarësisht madhësisë territoriale, pavarësisht numrit të popullsisë, pavarësisht jetëgjatësisë të shtetit, pra nuk duhet harruar që ne kemi disa vite shtetësi. Pra të gjitha këto po bijnë poshtë, pra nuk po merren në konsideratë. Dhe ajo çfarë po krijohet si e konsiderueshme është pjesëmarrja e barabartë në këtë Forum. Prandaj për Kosovën, për qytetarët e saj, kjo është e jashtëzakonshme”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Ky samit u ftua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë. /Teve1.info/