Sipas tij, të gjitha thirrjet nga Brukseli drejtuar Kosovës për plotësimin e kushteve kanë qenë kultivim i një shprese të rrejshme.
“Të gjitha thirrjet nga Brukseli kanë qenë një lloj kultivimi ose një lloj ushqimi i rrejshëm, të një shprese të rrejshme për sa i takon heqjes së regjimit të vizave për faktin se praktikisht nuk ka ndodh, ndërkaq deklarativisht e kanë rithënë disa herë. Dhe tani është parë që një thirrje e ripërsëritur sikur nuk po prodhon asnjë posojë dhe Kosova e vetmja mbeti e izoluar”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”. /teve1.info./