Pula në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se edhe dialogu si një proces në vete e ka konsumuar energjinë e institucioneve të Kosovës.
“Ndërrimi i shpeshtë i qeverive në Kosovë e ka zbeh fokusin dhe e ka zbeh koherencën e punëve tona karshi Brukselit zyrtar dhe më pastaj edhe dialogu si një proces në vete e ka konsumuar energjinë e jashtëzakonshme të institucioneve tona përkatësisht të qeverisë, e cila ka qenë e ngarkuar për të administruar të gjitha temat që lidhen me dialogun”, ka deklaruar ai. /teve1.info/