Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka deklaruar se është përmbajtësore adresimi i kërkesës i deutetëve britanikë për ndërmarrjen e masave kundrejt Beogradit për vizitën e presidentit serb në Moskë.
Pula e ka quajtur dobësi të jashtëzakonshme që Brukseli ka treguar kundrejt Beogradit në bazë lëshimeve që i kanë bërë.
Madje, ai thotë se vizita e presidentit serb në Moskë tregon një lidhshmëri mbi simbiozën e ndikimit të Kishës ortodokse serbe me Kishën ortodokse ruse dhe ndikimin në shtet.
Ndërkohë, në vitin 2023 ish-kryetarja e komitetit për politikë të jashtë ka bërë disa informacione publike që ka të bëjë më sigurinë e Kosovës.
Derisa, sipas Pulës ajo dërgoi një raport në parlamentin britanik që kishte të bëjë me veprimet e Beogradit në veçanti ndaj agresionit ushtarak më 24 shtator në Kosovë.
“Tani duhet të parë në dy dimensione çështjen e reagimit të deputetëve britanikë, është jashtëzakonisht përmbajtjesore adresimi i kësaj teme dhe kërkesa për ndërmarrjen e masave kundrejt Beogradit zyrtar në veçanti për vizitën e presidentit serb në Moskë, por në anën tjetër është një dobësi e jashtëzakonshme që Brukseli zyrtar ka treguar kundrejt Beogradit zyrtar në mungesë të shumë lëshimeve që i kanë bërë për faktin se është Aleksandër Vulin i cili ka mbajtur funksionet e larta shtetërore që disa herë radhazi ka qenë pjesë e shumë takimeve në Moskë si i dërguari i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kësaj radhe shkuarja e tij tregon qartazi një lidhshmëri mbi simbiozën e ndikimit të Kishës ortodokse serbe me Kishën ortodokse ruse dhe ndikimin në shtet….Në qershor të vitit 2023, ishte ish-kryetarja e komitetit për politikë të jashtme, deputetja…e cila bëri publike disa informacione shumë përmbajtjesore që kishte të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë e vendit tonë, ajo madje shpërfaqi disa video ku shiheshin autoambulanca duke bartë armatim të cilat strehoheshin apo në kisha apo manastire serbe, më pas ajo ka përgatitur një raport të cilën e ka dorëzuar në parlamentin britanik dhe ai raport sot e kësaj dite lexohet nga deputetët britanik për të pasur në fokus vëmendjen e shtuar karshi Beogradit zyrtar kundrejt veprimeve të Beogradit dhe në veçanti ndaj agresionit ushtarak më 24 shtator”, ka deklaruar Pula në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Deputetja britanike Emma Lewell e mbështetur nga një grup parlamentarësh ndërpartiakë britanikë i janë drejtuar me një letër sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, duke e shprehur shqetësimin e thellë për pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paradën ushtarake të organizuar në Moskë më 9 maj.