TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pula: Drafti i publikuar për Asociacionin, në kundërshtim me atë se çfarë thanë Chollet e Escobar

Njohësi i çështje politike, Shqiprim Pula, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i publikuar sot nga Fondacioni Friedrich Ebert, i jep disa kompetenca komuniteti pakicë serb në Kosovë.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pula: Drafti i publikuar për Asociacionin, në kundërshtim me atë se çfarë thanë Chollet e Escobar

Ai ka thënë se publikuesit e këtij drafti do duhej të sqaronin se nga kush janë ngarkuar për ta hartuar. Pula në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se drafti është në kundërshtim me atë se çfarë kanë deklaruar përfaqësuesit amerikan Chollet dhe Esocbar.

“Drafti i propozuar sot është në kundërshtim me atë se çfarë kanë thënë Chollet dhe Escobar. Ky draft të cilën sot e pamë tregon për një mori kompetencash të cilat e profetizojnë pakicën serbe në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, drafti i publikuar është ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës dhe nëse duhet të bëhet, atë duhet bërë Qeveria e Kosovës.

“Nëse duhet bërë Asociacioni atëherë duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës. Ky draft është ndërhyrje në punët e shtetit të Kosovës, sepse nuk është kërkuar si ndihem nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Pula.

Në një kolumne të përbashkët nga Chollet dhe Escobar një pjesë e së cilës është publikuar nga ambasada amerikane, thuhet se ShBA nuk do të lejojë një Asociacion i cili cenon sovranitetin e Kosovës.

Aty thuhet se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASM-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi dhe do të qëndrojmë në krah të vendit në çdo hap. E ardhmja si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – dhe për të rinjtë e saj që tani kërkojnë mundësi jashtë vendit – mund të jetë e ndritshme, në një Evropë me të vërtetë “të plotë, të lirë dhe në paqe. Na mbetet vetëm ta shfrytëzojmë këtë moment së bashku. – Koha për themelimin e ASM është tani”, thuhet në kolumnen e tyre.

Pula, ka thënë se emisarët e BE-së dhe Amerikës do duhej të kuron një raport të zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe nëse Asociacioni është e vetmja që nuk është zbatuar.

Ai ka thënë se propozimet për Asociacionin nuk duhet të pranohen pa u analizuar mirë edhe nëse vijnë nga aleatët siç është ShBA.

“Çdo lloj propozimi që i bëhet Kosovës nuk duhet përqafuar pa analizuar. Nuk po tham që të jemi skajshmëritë refuzues por nuk duhet të ngutemi”, ka thënë ai.

E për çështjen e Asociacionit të martën do të ketë një takim të thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë./teve1.info/

 

 

Tags: AsociacionidraftiPula
ShareTweet

Postime të ngjashme

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama tregon investimet e tij në Prishtinë gjatë mandatit 4-vjeçar

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Elezi: Mbi 1.3 milionë qytetarë votojnë për balotazhin e 9 nëntorit

Legjenda kroate çmendet pas talentit kosovar, Boban e do Kurtin te Dinamo

Legjenda kroate çmendet pas talentit kosovar, Boban e do Kurtin te Dinamo

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, donte vend titullari e tek unë veç deka është e sigurtë

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Man City – Liverpool, përballja e madhe e futbollit evropian, në këtë fundjavë

Man City – Liverpool, përballja e madhe e futbollit evropian, në këtë fundjavë

Përballja me Xhakën, Arteta:” Më bëri trajner më të mirë”

Përballja me Xhakën, Arteta:” Më bëri trajner më të mirë”

Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri i Burnleyt

Broja nuk po merret në konsideratë nga trajneri i Burnleyt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën