TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do të mund të dëmtonin Trumpin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do të mund të dëmtonin Trumpin

David Pecker, ish-botues i tabloidit, National Enquirer, njëherësh dëshmitari i parë në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për blerje të heshtjes së një ylli të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë të martën se ai e ka përdorur tabloidin për t’i shtypur rrëfimet që kanë mundur të dëmtojnë fushatën e Trumpit.

Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy persona që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.

“Kur dikush garon për një pozitë publike sikurse kjo, është shumë e zakonshme që këto gra të thërrasin revista, sikurse National Enquirer, dhe të tentojnë të shesin rrëfimet e tyre”, ka thënë Pecker.

Ai ka thënë se vendimi për t’u varrosur këto histori, është rezultat i një takimi të vitit 2015, kur ai i ka thënë Trumpit se Enquirer do të publikonte lajme në të mirë të kandidatit miliarder, dhe do t’i mbante larg publikut rrëfimet që do të mund ta dëmtonin atë.

Ai ka thënë t’i ketë treguar një redaktori për ta mbajtur sekret këtë marrëveshje.

Ai ka thënë se ka paguar për diçka të tillë, pasi Trump ka refuzuar të veprojë vetë.

“Ai më ka thënë që kurdo që bën diçka të tillë, herët a vonë merret vesh”, ka dëshmuar Pecker.

Kompania amë e Enquirerit, American Media, ka thënë më 2018 se ka paguar 150.000 për rrëfimin e ish-modeles.

Trump e ka mohuar të ketë pasur aferë me McDougalin.

Ai ka treguar që tabloidi e ka paguar 30.000 dollarë edhe rojtarin e Kullës Trump, Dino Sajudin, i cili ka pretentuar se Trump e ka një fëmijë me një mirëmbajtëse të tij.

Pecker ka thënë se historia në fund ka dalë të jetë e pavërtetë.

“E kam marrë vendimin për t’i blerë këto rrëfime për shkak të potencialit që kanë pasur për të turpëruar zotin Trump”, ka thënë ai.

Ai pritet të vazhdojë dëshminë të enjten.

Prokurorët besojnë se veprimet e Peckerit i kanë ndihmuar Trumpit që t’i mashtrojë votuesit më 2016, në kohën kur kanë qarkulluar shumë akuza për sjellje të keqe seksuale të tij.

Ata e kanë akuzuar Trumpin për falsifikim të dokumenteve biznesore për të fshehur një pagesë prej 130.000 dollarëve amerikanë për të blerë heshtjen e yllit të pornografisë, Stormy Danieles, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin 10 vjet më parë.

Trump është deklaruar i pafajshëm, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se Trump nuk ka kryer asnjë krim, por vetëm e ka mbrojtur imazhin e tij.

Ky është vetëm një prej proceseve gjyqësore me të cilat përballet Trump para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat pritet të përballet sërish me presidentin aktual, demokratin Joe Biden.

Nëse ai shpallet fajtor nuk do të thotë se i ndalohet gara për president, mirëpo diçka e tillë mund t’ia dëmtojë kandidimin./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Protesta e opozitës në Shqipëri, molotov ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit, 7 policë të plagosur

Protesta e opozitës në Shqipëri, molotov ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit, 7 policë të plagosur

Macron i kërkon Evropës të fillojë të sillet si një fuqi botërore

Macron i kërkon Evropës të fillojë të sillet si një fuqi botërore

Qindra shtëpi të përmbytura në Britani për shkak të shirave rekord

Qindra shtëpi të përmbytura në Britani për shkak të shirave rekord

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën