Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi policia i ka konfiskuar një pistoletë dhe fishekë. I njëjti për armën të cilën nuk posedonte leje kishte postuar fotografi dhe video në rrjetet sociale
“Pas disa fotove –video incizimeve të postuara në rrjetet sociale në facebook është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport .