TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Psikologu: Mosndëshkimi i dhunës nga organet përgjegjëse ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

Dukuria e vrasjeve të shpeshta në Kosovë po ndodhë si pasojë e nevojës së shfaqjes së dominancës, pushtetit e pasurisë, vlerëson psikologu Petrit Thaçi.

Thaçi thotë se këto akte kriminale mund të jenë edhe si shkak i të kaluarës së tyre, zhvillimit e adoleshencës për çka thekson se mund të kenë vuajtur akte të dhunës.

“Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, që shtyjnë drejt akteve kriminale. Pra aktet kriminale janë një shpërthim kulminant i dhunës, që ka bazë mbi instiktin ose impulsin tonë të agresionit, që është një impuls i natyrshëm, por që është i dizajnuar të jetë pjesë e jona si pjesë e mbijetesës tonë, si pjesë e ekzistencës tonë si pjesë e asaj ku ne ndihemi të rrezikuar që integriteti jonë fizik, ose diçka tjetër po të cenohet në mënyrë vulgare. Megjithatë, ne po shohim që në dukuritë shoqërore shumë shpesh impulsi i agresionit, shkrimet, shfaqja e kësaj dhune kulminante po kthehen si nevojë për të shfaqur dominancë, për të shfaqur pushtet, për të imponuar zgjidhje drejt realizimit të nevojave tona instiktive, të nevojave tona që lidhen me epshet momentale, me posedimin e gjërave, pasurinë, me droga, prostitucionin e gjëra të tilla”, thotë Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se janë disa faktorë që mund të ndikojnë tek njerëzit për t’i shtyrë të bëjnë veprime të tilla kriminale, duke potencuar mentalitetin që personat e dhunshëm janë dominant në shoqëri.

“Duhet të shohim edhe përtej saj, pra në format e çrregullta të funksionimit mental, pra çrregullimit të personalitetit, çrregullimet psikike, çrregullimet e sjelljes, nganjëherë mund ta shohim edhe si zbrazje nga një bazament i mentalitetit, që rritemi duke dëgjuar mbi lavdet dhe krekosjet e personave të dhunshëm, dominant, të tjerët që kane frikën ndaj tyre, që nuk guxon askush t’ia prishë mënyrën e tyre të të funksionuarit, që nuk guxon as shteti, as polici, as shoqëria, një farë formë më i dëmtu ata…Mund të jenë persona që në të kaluarën e tyre të zhvillimit si fëmijë, si të rinj, si adoleshent, edhe kanë mundur të vuajnë akte të dhunës, akte të padrejtësisë, dhe sot mekanizmin e dhunës, mekanizmin e krimit, e shohin si mundësi të vetme për të imponuar drejtësinë ndaj tyre”, thotë Thaçi.

Ndër të tjera, psikoterapeuti, Petrit Thaçi thekson se kjo dukuri në Kosovë mund të jetë edhe si pasojë e mos trajtimit të këtyre rasteve seriozisht nga ana e institucioneve të drejtësisë dhe reagimit policor.

“Shumica prej kryerësve, prej akterëve të akteve të fundit kanë vepra kriminale që kalojnë numrin 100 dhe ata janë ende të lirë, në kafiteritë, në trafik, në shoqërinë tone. Dhe shtrohet pyetja si është e mundshme, pra sistemi i drejtësisë duhet të ketë parasysh që masat ndëshkuese nuk janë vetëm për të rehabilituar ose për të rintegruar personin në shoqëri por për të krijuar edhe një efekt më të largët më të gjatë në një formë edhe për shoqërinë”.

“Pra, duke u sjellur në një formë shumë të shpejtë ndëshkuese ndaj tyre, duke krijuar konceptin që kjo është e pa kompromis, e patolerueshme. Prandaj, edhe kjo pjesë mund të jetë një arsyeje që shoqëria jonë tash po atakohet nga aktet më të shpejta të dhunës. Pjesa tjetër, patjetër mund të jetë që nuk ka kontroll të mjaftueshëm ose monitorim të mjaftueshëm nga institucionet përkatëse”, thotë Thaçi për KP.

Sipas tij, mund të ketë përmirësime nëse të drejtat, liritë e respektimi është i pa kompromis.

“Si transformim i shoqërisë që sa më pak të ketë potencial për shpërthime të tilla të krijimit të dhunës padyshim duhet gjithqysh edhe familja në implementimin e një kulture ku të drejtat liritë dhe respektimi, mirëkuptimi i anëtarëve të familjes është i rëndësishëm i shenjtë dhe pa kompromis të vazhdohet te shkolla me të njëjtat vlera, të vazhdohet në përditshmëri në trafik, kafiteritë, qoftë në evente tjera, qoftë në institucione tjera dhe të krijohet një klimë e përgjithshme edukative etikës kolektive e moralit kolektiv të ndërtuar mbi cilësi që janë shumë larg prej dhunës , dhe shumë larg prej krimit”, thotë ai.

Vetëm për një javë në Kosovë kanë ndodhur tri raste të vrasjeve, ku kanë humbur jetën tre persona.

Tags: dukuria e vrasjevePetrit ThaçiSiguria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentativa e tretë për konstituimin e Kuvendit, çfarë do të ndodhë?

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 42-vjeçari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së

Miratohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës lista e veçantë për pronat e paluajtshme për 2026

Miratohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës lista e veçantë për pronat e paluajtshme për 2026

Tentativa e tretë për konstituimin e Kuvendit, çfarë do të ndodhë?

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 42-vjeçari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së

Top 10 vendet me rrugët më të mira në Evropë në vitin 2025

Top 10 vendet me rrugët më të mira në Evropë në vitin 2025

Miratohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës lista e veçantë për pronat e paluajtshme për 2026

Miratohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës lista e veçantë për pronat e paluajtshme për 2026

IKSHPK me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

IKSHPK me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

Shai me paraqitje fantastike, OKC merr fitoren e radhës

Shai me paraqitje fantastike, OKC merr fitoren e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën