TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Psikologu klinik: Sulmi në Banjskë, nxitje dhe rikthim i traumave të së kaluarës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Në prag të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, psikologu klinik Kristjan Halilaj thotë se në Kosovë njerëzit ende hezitojnë të orientohen tek psikologu. Informacionet negative dhe lajmet e këqija thekson se e rëndojnë gjendjen e atyre që kanë trauma, derisa shton se agresioni i Serbisë ndaj Kosovës të dielën e 24 shtatorit është nxitje dhe rikthim në traumat e së kaluarës, kur dihet se jemi popull i dalë nga lufta.

Halilaj thotë se krejt këto krijojnë pasiguri tek njerëzit, tek jetesa e tyre por edhe tek stabiliteti i mirëqenies së shëndetit mendor.

E sipas tij, sensibilizimi i popullatës për rëndësinë e marrjes së ndihmës tek psikologu është domosdoshmëri.

“Në bazë të eksperiencës time psikoterapeutike shoh që çdo herë ka hezitim tek njerëzit të orientohen tek psikologu që të marrin një iniciativë për t’u trajtuar. Dhe, në shumicën e rasteve, kur vijnë klientët në trajtim, ekziston një histori paraprake e tyre në të cilën kanë pasur tendenca ose dëshirë për një kohë të gjatë të kërkojnë ndihmë psikoterapeutike dhe hapi i fundit është kur nuk kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Pas një ngarkese 1-vjeçare në shumicën e rasteve, pastaj marrin një iniciativë, si pasojë e sensibilizimit të njerëzve për rolin dhe rëndësinë e psikologut në vetvete”, thotë ai.

Një nga traumat që së fundmi ka mundur të rikthehet tek qytetarët e Kosovës, sipas psikologut Halilaj, mund të jetë edhe trauma e së kaluarës e shkaktuar nga përjetimet e luftës së fundit në Kosovë. Kjo për shkak të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, ku në Banjskë të Zveçanit mbet i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Njerëzit përjetojnë trauma dhe vështirësi gjatë jetës së tyre, ndërsa çdo rast që e ka një efekt më të madh në jetën e tyre është i predispozuar të shkaktojë ankth, stres dhe pasiguri në jetën e tyre. Kështu që, çdo informacion negativ mund t’iu shkaktojë nxitje të kujtimeve të kaluara negative… Ne jemi popull i dalë nga lufta dhe akoma, njerëzit të cilët kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të trajtohen si pasojë e traumave që iu janë shkaktuar dhe këto trauma janë aktuale në jetën e njerëzve dhe çdo sulm i tillë është një nxitje dhe rikthim në traumat e së kaluarës apo një riaktivizim i tyre. Kështu që, ngjallja e pasigurisë, vazhdon me qenë në forma të tilla. Do të thotë, vazhdimisht kemi pasiguri tek njerëzit, tek jetesa e tyre por edhe tek stabiliteti i mirëqenies së shëndetit mendor”, thotë psikologu klinik.

Për një menaxhim më të mirë të gjendjen mendore dhe përballim të traumave të ndryshme, stresit apo ndikimeve nga informacionet negative, ai thotë se ekzistojnë pikërisht shërbimet psikologjike.

Mirëqenia mendore, sipas tij, është jetike kur dihet se 25 për qind e njerëzve vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor.

“Të kuptojmë që kërkimi i ndihmës së psikologut klinik apo psikologut në përgjithësi nuk është një temë tabu apo nuk duhet të paragjykohet pasi marrja e shërbimeve psikologjike është nevojë esenciale, pasi sipas statistikave thuhet se 25 për qind e njerëzve vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor dhe të kërkosh ndihmë tek psikologu është sikurse të kërkosh ndihmë tek mjeku për ndonjë grip… Ashtu siç kemi nevojë të mbijetojmë në vështirësi fizike, njerëzit kanë nevojë të mbijetojnë edhe në trauma dhe në sfida psikologjike, pasi të kërkuarit ndihmë është një hap drejt zhvillimit individual dhe personal”, thekson ai.

Sipas tij, kombinimi psikolog – psikiatër është i nevojshëm për shëndetin mendor.

“Roli i psikologut klinik është një rol i ri dhe kërkon mbështetje nga të gjithë njerëzit, pasi të kuptuarit e vetes sonë të brendshme, të emocioneve, të mendimeve dhe të sjelljes tonë është një hap drejt lumturisë sonë… Kështu që, le të kërkojnë njerëzit ndihmë për shkak se është një hap drejt lumturisë dhe një hap drejt vetes së tyre më të fortë dhe më të mirë”, thotë ai.

Ndryshe, nesër shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Kjo ditë është shpallur nga OKB-ja. Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte. Shëndeti mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Osmani uron Erdoganin

Osmani ngushëllon Erdoganin: Qëndrojmë me popullin turk në këto momente

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën