TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Psikiatri Behar Kamberi pezullohet nga puna pas arrestimit në Shqipëri për dyshimin e përndjekjes

E sot, psikiatri Behar Kamberi është pezulluar nga puna në Klinikën e Psikiatrisë, pasi ditë më parë u arrestua në Shqipëri, nën dyshimin për përndjekje. Pesë vite më parë ndaj tij ishte dorëzuar kallëzim penal për ngacmim dhe kanosje.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Vizita në Shqipëri nuk i shkoi sipas planit.

Kjo meqë me të mbërritur atje, psikiatri Behar Kamberi u arrestua.

Kamberi u vu në pranga në Tiranë dy ditë më parë, pas një denoncimi të bërë nga moderatorja sportive Albano Bejko, e cila e akuzoi për përndjekje.

Por ky nuk është rasti i vetëm që ndaj Kamberit rëndonte një dyshim i tillë.

Ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në vitin 2020 ishte dorëzuar kallëzim penal për ngacmim e kërcënim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzimin penal të parashtruar nga Policia e Kosovës-Stacioni në Gllogoc me datën 20.10.2020, kundër të dyshuarit B.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’ nga neni 181 dhe ‘Ngacmimi’ nga neni 182 të KPRK-së. Prokurori i shtetit pas pranimit të kallëzimit penal dhe shkresave të lëndës ka vlerësuar se rasti mund të referohet për ndërmjetësim. Më datë 03.12.2020, Zyra për ndërmjetësim, ka paraqitur në Prokurori marrëveshjen e ndërmjetësimit të arritur në mes të palëve të përfshira në rast, si dhe palët me vullnetin dhe pajtimin e tyre kanë zgjidhur rastin sipas ligjit për ndërmjetësim”, kanë thënë nga Prokuroria.

Edhe pas këtij rasti, Kamberi ka vazhduar punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë po e shohin shqetësuese nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social.

“Çfarë na ka shqetësuar ne është se në ditën që u mor vesh që është arrest personi kanë dalë disa gra në mënyrë anonime kanë treguar se edhe ato kanë pasur përvoja të ngjashme me të. Kjo tash na tregon se SHSKUK nuk ka ndonjë formë për me i mbikëqyrë këto gjëra, nuk ka ndonjë procedurë që viktima të paktën të ndihet e sigurt për më shkuar me raportuar. E pret që Gjykatat që vazhdimisht kritikohen se sa jo efikase janë me marr ata një vendim merito që këta me thanë pastaj po e heqim prej punës e kjo nuk po funksionon për askënd përveç ngacmuesit”, ka thënë Skeja.

Nga kjo Qendër kanë kërkuar që i njëjti të pezullohet nga puna që mban.

“SHSKUK-ja duhet vet me u angazhu në hetimin e situatës e më pas me vendos a të pezullohet apo jo. Duhet me pezulluar se ka raste të tilla deri kur një Gjykatë të ngreh padi për të ose  deri kur të kuptohet se çfarë po bëhet me rastin e një individi, por tash kur është në pikëpyetje se a është ngacmues a jo nuk mundesh me lanë atë me punu me fëmijë ose me pacientët e tjerë. Kështu që është dashur të ndërmerret diçka jo vetëm për këtë, por edhe për rastet e tjera që kanë qenë”, është shprehur tutje.

E nga Klinika e Psikiatrisë kanë konfirmuar për televizionin se Kamberi tashmë është pezulluar nga detyra e tij.

“Kemi marrë masa, doktori është pezulluar. E vlerësojmë ditëve në vijim nga komisionin përkatës se si të procedohet tutje”, kanë thënë nga Klinika e Psikiatrisë.

Psikiatri është liruar pasi që Prokuroria në Tiranë ka vendosur të mos vijojë më tej me masën e paraburgimit, meqë mesazhet që kishte shkëmbyer Kamberi me moderatoren nga Shqipëria, sipas Prokurorisë së Tiranës, nuk paraqesin cenonim për sigurinë apo mirëqenien.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës

Çka deklaroi dëshmitari i radhës në gjyqin kundër Nagip Krasniqit?

Çka deklaroi dëshmitari i radhës në gjyqin kundër Nagip Krasniqit?

Suarez mund të bashkohet me Messin te Miami

Suarez drejt largimit nga Inter Miami

Botërori merr formë, kush janë 42 ekipet që janë kualifikuar deri më tani në Kupën e Botës 2026/ Mungojnë vetëm 6 nga play off-et

FIFA me një rregull të ri për Botërorin 2026

Araujo i jep dritën jeshile transferimit te gjiganti i Serie A

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike

S’ka dritë për Neymarin, pëson lëndim të rëndë dhe rrezikon Botërorin 2026

Neymarit i duhet operimi

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi e shet amerikanin Warrick në Izrael

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Ulutaş e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR jep detaje nga takimi

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën