TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PSG luan tenis, Milani fiton me poker/ turpërohet Juventusi, Reali pëson humbjen e parë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PSG luan tenis, Milani fiton me poker/ turpërohet Juventusi, Reali pëson humbjen e parë

Leipzig i jep fund pathyeshmërisë së Real Madrid në këtë sezon teksa i mposhti spanjollët në shtëpi me rezultatin 3-2.  Vendasit e nisën në mënyrën e duhur ndeshjen dhe shënuan dy herë brenda pesë minutave me anë të Gvardiol dhe Nkunku.

Në fundn e pjesës së parë, Vinicius Junior shkurtoi diferencat, mirëpo në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti nuk patën energjinë e duhur për të barazuar, por pësuan sërish. Timo Werner i ndëshkoi për herë të tretë në minutën e 81-të ndërsa Rodrygo shënoi me 11-metërsh, por goli shërbeu sa për statistikë. Pas këtij rezultati, spanjollët mbeten në vend të parë me 10 pikë të ndjekur nga Leipzig me nëntë pikë ndërsa Shakhtar Donetsk dhe Celtic (ndeshja mes tyre u mbyll 1-1) renditen respektivisht në vend të tretë dhe katërt me gjashtë dhe dy pikë.

Portugezët u treguan të pamëshirshëm dhe tre gola i realizuan në pjesën e parë, barazimi i përkohëshëm nga Vlahovic ishte vetëm një iluzion. Në pjesën e dytë, Juventus shënoi dy gola brenda tre minutave me Milik dhe Mckennie, megjithatë në fund nuk ndryshoi asgjë dhe golat shërbyen sa për statistikë. Italianët tashmë janë të eliminuar zyrtarisht nga Champions League duke zhvilluar një nga fushatat europiane më të dobëta në histori. Nga ana tjetër, Benfica gjithashtu është me 11 pikë, ndërsa Juventus mbetet në vendin e tretë me tre pikë, po aq sa Maccabi Haifa e vendit të fundit.

Ashtu siç edhe pritej, PSG nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim triumfin përballë Maccabi Haifas duke fituar me rezultatin 7-2. Parizienët e zgjidhën gjithçka brenda pjesës së parë, aty ku Lionel Messi realizoi një dygolësh ndërsa Mbappe dhe Neymar gjithashtu regjistruan emrin e tyre mes golashënuesve ndërsa në mes ishte edhe një gol i miqve. Madje, në pjesën e dytë ata shënuan sërish, ishte Mbappe që shënoi edhe të pestin për ekipin e tij dhe të dytin personal duke thelluar suksesin. Goli i gjashtë ishte një autogol ndërsa i shtati u shënua nga Soler. Pas këtij suksesi, PSG mbetet në vendin e parë të Grupit H me 11 pikë ndërsa nga ana tjetër, për llogari të këtij grupi, Benfica mundi Juventusin në shtëpi me rezutatin 4-3.

Nga ana tjetër, Milan mori një fitore tejet të rëndësishme në Zagreb përballë Dinamos teksa triumfoi me shifrat 0-4. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli shënuan me anë të Gabbias në pjesën e parë, ndërsa golat e Leaos dhe Giroud në fraksionin e dytë gargantuan qetësi. Pas këtij trepikëshi, italianët ngjiten në vendin e dytë të Grupit E me shtatë pikë, teksa grupi udhëhiqet nga Chelsea me 10 pikë, ndërsa në vend të tretë është Salburg me gjashtë e më pas Dinamo Zagrebit me katër.

Sakaq, sfida mes Borussia Dortmund dhe Manchester City u mbyll në barazim 0-0. Shansin më të mirë e patën miqtë me anë të Mahrez, por algjeriani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas këtij barazimi, City ruan me 11 pikë kreun e Grupit G, ndërsa gjermanët renditen pas tyre me 8 pikë. në këtë grup është edhe Sevilla me 5 pikë e Copenhagen me 2.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MKRS-ja: Nuk kemi anuluar tenderët për stadiumet

MKRS-ja paralajmëron FFK-në, për Kuvendin Zgjedhor të 5 shkurtit

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

Shkëndija luan kundër Samsunsporit në play-off të Conference League

Shkëndija luan kundër Samsunsporit në play-off të Conference League

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MAShT tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

MKRS-ja: Nuk kemi anuluar tenderët për stadiumet

MKRS-ja paralajmëron FFK-në, për Kuvendin Zgjedhor të 5 shkurtit

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën