Edhe pse kishte siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Championsit qysh në ndeshjen e parë, Paris Sanit-Germaini fitoi bindshëm edhe në duelin e kthimit të fazës play-off.
Javën e shkuar, Parisi triumfoi 3:0 kurse të mërkurën mbrëma fitoi me rezultatin e thellë 7:0 për ta eliminuar Brestin me rezultatin e përgjithshëm 10:0.
Bradley Barcola (20’) dhe Kvicha Kvaratshkelia (39’) shënuan për PSG në pjesën e parë që u mbyll me shifrat 2:0.
Në të dytln, Parisi shënoi edhe pesë herë për ta konfirmuar dominimin total ndaj Brestit.
Vitinha (59’), Desire Doue (64’), Nuno Mendes (69’), Goncalo Ramos (76’) dhe Senny Mayulu (86’) realizuan golat tjerë për të konfirmuar fitoren dhe kalimin e Parisit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.