TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse votuan Arben Gashi e Bekë Berisha pro Dimal Bashës?

E pas përfundimit të seancës, partitë politike para gazetarëve sërish akuzuan njëra – tjetrën për mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa dy deputetët e opozitës, Arben Gashi e Bekë Berisha treguan pse votuan pro Dimal Bashës. Por, partia e Bashës thotë se më në fund iu hoq peta-laknorit.

by Fidan Zejnullahu
6 muaj ago
0 1
A A

Pikëtakimin e kishin para Kuvendit të Kosovës.

E qysh në hyrje, u paralajmëruan befasi.

Këtë fat të dielën, nuk e pati Adriana Matoshi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, as 3 bashkëpartiakët e saj që u propozuan për të parin e Kuvendit të Kosovës, nuk i mblodhën votat e mjaftueshme.

Dy ministrat në detyrë, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci, morën vetëm 55 vota pro.

E dy më shumë, mori i propozuari i tretë, deputeti Dimal Basha.

Kjo meqë votë pro Bashës kishin Arben Gashi nga LDK dhe Bekë Berisha nga AAK.

Pas seancës, Gashi e Berisha treguan pse votuan pro Bashës.

“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar se do ta votoj. Para disa muajve nuk e kam ditur se do të del në votim por i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke. Është një djalë simpatik dhe mendoj se duhet pak me mendua përtej, nuk është shumë polarizues i ka disa deklarata të forta përtej të arsyeshmes por në përgjithësi nuk ka një të kaluar që e pengon me bë një punë”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

“Nuk ka pasur asnjë detyrë qeveritare, mos harroni që kemi thënë që edhe kanë qenë më pak njerëzor dhe munden me kriju njëfarë lloj që dinë me vet e me të thanë mirëdita. Për këta të tjerët nuk mundem me fol vetëm për veti”, ka thënë Gashi.

Votë pro Dimal Bashës, nuk pati as Partia Demokratike e Kosovës.

Ani pse këta të fundit deklaruan se do ta votojnë kandidatin që nuk ishte pjesë e kabinetit qeveritar.
Arsyet pse nuk votuan për, i tregoi vet i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Nuk na mundësuan një pauzë 10-minutëshe nga e cila do të mund ta votonim një kryetar Kuvendi, edhe nëse do të ishte Dimal Basha. Tek e fundit këta njerëz i ka Vetëvendosja. Shpresoj që pasnesër të mos ketë arrogancë të njëjtë Dehari, dhe nëse ka propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së të na jap një pauzë 10-minutëshe Nuk bëhet në mënyrë klandestine. Me muaj të tërë po iu themi propozone një njeri që i merr votat, edhe tash e nxjerr prej gjepit sikur me qen loto këtu, nuk është loto këtu, nuk luhet loto me fatin e qytetarët e të institucioneve të vendit”, u shpreh Krasniqi.

Propozimet e VV-së, zunë në befasi të dielën edhe AAK-në.

“Duhet konsultim mes grupeve parlamentare se si do të veprojë. Ne i kemi dhënë disa qëndrime e emra që me automatizëm do t’i votonim, por për kandidatët e tjerë duhet konsultë paraprake, gjë që është mohuar edhe nuk kanë pranuar që të diskutohet”, tha Kadrijaj.

E nga LDK, thonë se s’ka votë pa marrëveshje politike.

“Nuk votojmë asnjë kandidat të asnjë partie me të cilën nuk kemi asnjë marrëveshje paraprake politike, njësoj vepruam dhe sot pavarësisht emrave që propozoi. LDK-ja mbetet konsistente, kemi qëndrimin e njëjtë që kemi pasur, do ta vazhdojmë ta kemi”, tha deputeti i LDK-sw, Besian Mustafa.

Ndërkohë VV, thotë se Kuvendi nuk u konstatua meqë PDK nuk e mbajti fjalën.

“Siç thotë edhe populli, iu hoq peta laknorit dhe u dëshmua që për më shumë se katër muaj tash kjo opozitë po e mban Kuvendin të bllokuar.. Na thanë ndryshojeni kandidatin, e ndryshuam, na thanë jo dikë të Qeverisë, e propozuam edhe dikë, pra këto kanë qenë arsyetime në vazhdimësi për ta zvarritur kohën, është kohë e humbur. Ata po kërkojnë figurë uniteti por në fakt uniteti duhet për pozitën e presidentit, pozita e Kuvendit sipas Kushtetutës i takon partisë fituese” u shpreh Hekuran Murati.

Ndryshe, në seancën e së dielës, munguan plot 14 deputetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarit të një kompanie

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Në LVV shpresojnë që nesër do të votohet edhe Qeveria Kurti 3

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarit të një kompanie

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Në LVV shpresojnë që nesër do të votohet edhe Qeveria Kurti 3

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën