TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse ShBA-ja e cilëson situatën në Kosovës si “tehu i thikës”?

Zëvendës këshilltari për sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur situatën e sigurisë në Kosovës si në tehun e thikës. Këto deklarime të SHBA-së po konsiderohen si serioze nga njohës të fushës.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
16 1
A A

Situatën e sigurisë në Kosovë e sheh në tehun e thikës, zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer.

Këto komente ai i bëri gjatë përmbledhjes së politikës së jashtme amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e presidentit, Joe Biden.

Ai tha se ekzistojnë dy vija kryesore ndarëse për të cilat janë të shqetësuar, derisa shtoi se qëndrimi amerikan është që Kosova duhet të jetë  sovrane dhe të respektojë komunitetet pakicë.

Por çka nënkuptojnë këto deklarata të njërit prej njerëzëve kryesor të administratës Biden?

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi vlerëson se të gjitha deklarimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket sigurisë, duhet të merren seriozisht.

“Masa shumë serioze janë marrë duke përfshi së pari KFOR-in si organ përgjegjës për sigurinë territoriale për tërë Kosovën e në veçanti në veri ka ngritë shumë një numër të lartë të kapaciteteve ushtarake qofshin ato në makineri ushtarake, qofshin ato njerëzore unë mendoj se janë forca të mjaftueshme për të garantuar siguri të plotë në atë pjesë të veriut”, tha Ibishi.

Kurse nënkoloneli në pension i Policisë, thotë se paralajmërimet e kryeministrit Kurti për sulme të mundshme në veri, janë në një linjë me deklarimet e SHBA-së.

“Deklaratat e kryeministrit me siguri e kanë një lidhje të përbashkët me State Departamentin amerikan por mendoj se nuk do të kemi ndonjë luftë frontale por mund të ketë grupe të organizuara terroriste që qëllim të vetëm e kanë që pjesa veriore edhe Kosova por edhe Ballkani në tërësi të jetë një zonë e luftës, destabilizimit p[ër arsye se kjo është në interes të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe vendeve të bllokut të këtyre shteteve”, tha nënkoloneli në pension, Refki Morina.

Finer shtoi se shqetësim tjetër për SHBA-të në këtë rajon është ndarja e mundshme e Bosnjës, ku sipas tij, udhëheqësi i saj Millorad Dodik në formë retorike po ndjekë agjendë për shpërbërjen e shtetit.

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Detaje të reja nga vrasja në Gjakovë – Pronari i lokalit vret klientin në Çarshin e Vjetër

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

Institucionet pa mbikëqyrje të komisioneve parlamentare

Vritet një person në Gjakovë, një tjetër plagoset

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Detaje të reja nga vrasja në Gjakovë – Pronari i lokalit vret klientin në Çarshin e Vjetër

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

Institucionet pa mbikëqyrje të komisioneve parlamentare

Pezullohen përkohësisht fluturimet në Aeroportin e Dubait pas incidentit me dron

Pezullohen përkohësisht fluturimet në Aeroportin e Dubait pas incidentit me dron

Vritet një person në Gjakovë, një tjetër plagoset

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

​Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën