TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse Radoiçiq është ende i lirë?

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Milan Radojçiq i armatosur në mesin e grupit  që kreu sulm terrorist në Banjskë

“Millan Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës” – Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, i cili, nëpërmjet avokatit të tij, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të shtatorit të 2023-tës, në Banjskë.

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej sulmit në veri të Kosovës, si pasojë e të cilit u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit, më pas u vranë edhe tre sulmues.

Për Radoiçiqin ende nuk ka vendim prej drejtësisë.

Disa burime i patën thënë REL se sistemi i drejtësisë në Kosovë do të ngrejë aktakuzë kundër Radoiçiqit në tre muajt e parë të 2024-tës.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.

Redaksia ka marrë vesh nga burime të tjera se hetimet për rastin janë drejt përfundimit, por aktakuza nuk pritet as gjatë muajit mars.

Hetime paralele

Pas sulmit në fshatin e komunës së Zveçanit, Radoiçiq – i përfshirë në listën e zezë amerikane për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar – ka shkuar në Serbi.

Atje, Prokuroria e Beogradit e ka marrë në pyetje dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për disa vepra, përfshirë trafikimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, ai tani është në liri, teksa është thënë se atij i janë konfiskuar dokumentet dhe se i ndalohet shkuarja në Kosovë.

REL-i i është drejtuar Prokurorisë në Beograd për të kuptuar më shumë për fazat e procesit gjyqësor, por nuk ka marrë përgjigje.

Më 8 shkurt, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i pati thënë REL-it se është duke verifikuar dëshminë e Radoiçiqit dhe se po mbledh dëshmi, në bashkëpunim me policinë dhe doganën, “për të përcaktuar prejardhjen e armëve dhe kanalet përmes së cilave ato kanë mbërritur në Kosovë”.

Bashkëpunimi Kosovë-Serbi në fushën e drejtësisë është pothuajse vetëm në letër.

Më 2013, palët kanë arritur Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, mirëpo ato nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë në çështjet penale.

 “I mbrojtur në Serbi e nga Serbia”

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kërkojnë vazhdimisht që Radoiçiq dhe vetë shteti serb të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë “terrorist”.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Radoiçiq “është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi e nga Serbia”.

“Deri sot, Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, paçka se përfshirja e saj direkte është bërë e njohur publikisht e botërisht”, u shpreh Kurti.

Beogradi zyrtar, në anën tjetër, e mohon përfshirjen në këtë sulm.

Fletarrestimi nga INTERPOL-i

Përveç hetimeve paralele për Radoiçiqin, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, pati thënë se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundshëm, pasi të gjitha hetimet do të kryhen prej “gjykatave vendase”.

Bojan Ellek, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë, i pati thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se ekstradimi i Radoiçiqit vështirë se mund të ndodhë, pasi vendet anëtare të INTERPOL-it veprojnë sipas legjislacionit të brendshëm – dhe, në rastin e Serbisë, ajo nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pati thënë se, përveç Radoiçiqit, edhe të gjithë të dyshuarit tjerë për kryerjen e sulmit në Banjskë janë futur në sistemin e INTERPOL-it me fletarrestime. Sipas tij, më shumë se “80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Lidhjet e Serbisë me Radoiçiqin

Ditëve të fundit është duke qarkulluar një fotografi, ku Radoiçiq shihet në shoqërinë e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Autoritetet serbe nuk kanë treguar se ku dhe kur janë takuar ata dy.

Vetë Gjuriq ka thënë se asnjëherë nuk i ka fshehur dhe as nuk është turpëruar për kontaktet publike lidhur me punën që ka.

Pas Banjskës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati pretenduar se Radoiçiqin e ka pasur bashkëpunëtor të afërt, dhe jo mik.

Çfarë bëri Radoiçiq pas sulmit?

Radoiçiq ka hequr dorë prej pozitës që ka pasur në Listën Serbe dhe prej pronësisë në disa kompani në Serbi.

Autoritetet serbe patën thënë se ai gjendet “në territorin e Serbisë qendrore”.

Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Siguri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se Radoiçiq tani paraqet një “barrë të madhe” për autoritetet në Beograd.

“Nga Serbia pritet që ta ndjekë penalisht Radoiçiqin. Aktualisht, nuk kemi informacione se Serbia po e bën këtë. Regjistrimet e fundit tregojnë të kundërtën – se Radoiçiq gëzon privilegje të mëdha të autoriteteve në Beograd”.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht bën thirrje që të zbardhet ky rast dhe që fajtorët të përballen me drejtësinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën