TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse opozita dorëzojë kallëzim penal ndaj Nagavcit?

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Pse opozita dorëzojë kallëzim penal ndaj Nagavcit?

Deputetët opozitarë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Kallëzimi u dorëzua të martën në Prokurorinë Speciale nga anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore, me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka shkelje ligjore.

Opozitarët të martën u bënë bashkë para dyerve të Prokurorisë Speciale.

E me vete kanë edhe një kallëzim penal.

Këtë të fundit në mesditë e dorëzuan ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo meqë sipas tyre, ka shkelje ligjore në subvencionimin e teksteve shkollore nga kjo ministri.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore, Shemsedin Dreshaj.

E deputeti nga PDK, Ardian Kastrati, tha se ekzekutivi nuk arriti ta arsyetonte diferencën prej 6 milion eurove.

“Komisioni hetimor për funksionimin e teksteve shkollore për vitin 2023/24, ka punuar me mandat nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka përmbyllur një proces të intervistimit në prani të ekspertëve të emëruar nga ana e mazhorancës dhe nga ana e opozitës dhe ky proces është përmbyllur me një raport final, i cili ka mjaft të gjetura të shkeljes procedurale, të shkeljeve ligjore dhe ka bazë për hetim të mëtejmë prokurorial lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”, tha Dreshaj.

E deputeti nga PDK, Ardian Kastrati, tha se ekzekutivi nuk arriti ta arsyetonte diferencën prej 6 milion eurove.

“E para është që në komisionin hetimor ata nuk kanë arritur të arsyetojnë se ku kanë mbetur 6 milionë euro diference. Nga 4 milionë të planifikuara ata i kanë harxhuar 11 milionë në vitin e kaluar. Përveç kësaj nxënësit nga klasa 6-9 nuk i kanë marrë fare librat. Nagavci si udhëheqëse e këtij procesi, Murati si përgjegjës që i kanë shpenzimet financiare dhe Kurti si shef i këtyre të parëve duhet të rrëfehen te Prokuroria Speciale”, tha Kastrati.

Anëtarët e tjerë të këtij komisioni hetimor, thanë se partia në pushtet nuk ua dorëzoi listën e përfituesve.

“Vetëvendosja ka filluar të bojkotojë punën e komisionit hetimor parlamentar momentin qe janë evidentuar shkelje ligjore në përdorim të buxhetit. Një prej raporteve kryesore te cilin ne e jemi kërkuar ja qenë lista e përfituesve nga subvencionimi me tekste shkollore dhe Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave asnjëherë nuk ka dorëzuar raport të tillë”, tha deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

“Kjo është vërtetuar edhe me procesin e intervistimit të dëshmitarëve që janë paraqitur para komisionit. Është fat i mirë që një grup i ekspertëve e ka hartuar një raport me të gjetura reale dhe këtë raport ne sot e dorëzojmë në Prokurorinë Speciale”, tha deputeti nga LDK-ja, Agim Veliu.

Sivjet ka qenë hera e dytë që Ministria e Arsimit ka subvencionuar blerjen e teksteve shkollore, përmes platformës “eKosova”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Thirrjet për sulm ndaj bazës amerikane në Kosovë, KFOR-i: S’ka ndryshime në mision

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Çfarë kishte thënë Hyseni në Tëvë 1 për Abdixhikun që e përmendi Kurti

Kurti e Abdixhiku takohen edhe sot për presidentin

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Thirrjet për sulm ndaj bazës amerikane në Kosovë, KFOR-i: S’ka ndryshime në mision

Pakistani akuzon sionizmin për destabilitet rajonal dhe thotë se Iranit iu imponua konflikti

Pakistani akuzon sionizmin për destabilitet rajonal dhe thotë se Iranit iu imponua konflikti

Senatori amerikan thotë se nuk kishte “kërcënim të menjëhershëm” për SHBA-në nga Irani

Senatori amerikan thotë se nuk kishte “kërcënim të menjëhershëm” për SHBA-në nga Irani

Trupat libaneze tërhiqen nga kufiri për shkak të përshkallëzimit të sulmeve izraelite

Trupat libaneze tërhiqen nga kufiri për shkak të përshkallëzimit të sulmeve izraelite

Irani mban funeral masiv për 165 vajzat dhe stafin e vrarë në sulmin amerikano-izraelit në shkollë

Irani mban funeral masiv për 165 vajzat dhe stafin e vrarë në sulmin amerikano-izraelit në shkollë

SHBA-ja pretendon se ka shkatërruar objektet e Gardës Revolucionare iraniane

SHBA-ja pretendon se ka shkatërruar objektet e Gardës Revolucionare iraniane

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Bizneset bëjnë thirrje për shmangie të zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën