TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse kaq shumë zhurmë për telefonin e ri të Huaweit?

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Pse kaq shumë zhurmë për telefonin e ri të Huaweit?

Nxjerrja e befasishme në treg e telefonit të ri nga gjiganti teknologjik kinez Huawei ka marrë vëmendje ndërkombëtare rreth asaj se çfarë përmban.

Kompania, e cila është shënjestruar me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur ta shesë telefonin më të ri Mate 60 Pro për 964 dollarë, prej të martës, duke nxitur pikëpyetje rreth vendimit të saj pse nuk ka bërë reklamim paraprak të pajisjes.

Pyetje ka edhe nëse pajisja mbështet gjeneratën e pestë të komunikimeve (5G).

Gjenerata 5G u mundëson konsumatorëve lidhje më të shpejta në internet.

Pse është i rëndësishëm ky lansim?

Prej vitit 2019, Shtetet e Bashkuara ia kanë ndaluar Huaweit qasjen në pajisjet thelbësore për prodhim të modeleve të avancuara teknologjike – kryesisht çipa – prandaj kompania ka arritur të shesë vetëm sasi të kufizuara të pajisjeve me teknologjinë 5G, duke i shfrytëzuar rezervat e fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane e konsiderojnë Huawein si rrezik për sigurinë.

Kompania kineze, në anën tjetër, hedh poshtë këto pretendime.

Kufizimet amerikane e kanë dëmtuar biznesin e kompanisë, e cila dikur ka garuar me gjigantët si Apple dhe Samsung.

Mirëpo Huawei ka thënë vazhdimisht se është duke punuar në rikthim, dhe disa kompani kërkimore i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters në korrik, se besojnë se Huawei po bën plane për t’iu kthyer industrisë së telefonave me kapacitet 5G deri në fund të këtij viti, duke i përdorur çipat e prodhuar nga një kompani vendore.

Nëse Huawei dhe Kina arrijnë t’i prodhojnë vetë çipat për teknologjinë 5G, diçka e tillë do të përbënte avancim të madh të kapaciteteve të tyre krahas përpjekjeve amerikane për t’ia kufizuar përparimin kësaj kompanie.

A është Mate Pro 60 telefon me teknologji 5G?

Huawei nuk është deklaruar, por ka thënë se pajisja e re është “modeli Mate më i fuqishëm ndonjëherë”.

Blerësit e telefonit kanë publikuar video në rrjetet sociale që sugjerojnë se Mate 60 Pro mund të shkarkojë video me shpejtësi të telefonave 5G, duke sugjeruar se i përket kategorisë së njëjtë, shkruan REL.

Telefoni përmban një procesor Kirin 9000, nga departamenti për çipa i Huaweit, i cili duket se e ka shfrytëzuar teknologjinë e avancuar nga një kompani vendore në Kinë.

Cilat kanë qenë reagimet?

Lansimi i telefonit i ka shtyrë kompanitë në gjithë botën që ta kenë atë sa më shpejt në duar për ta parë se çfarë ka brenda.

Sasia fillestare është shitur shpejt online.

Kompania bazë e Huaweit në Shenzhen dhe faqja e saj online, kanë bërë të ditur se sasitë e radhës do të mund të blihen nga mesi i shtatorit.

Tabloidi kinez i përkrahur nga shteti Global Time, ka raportuar me mburrje, duke thënë se telefoni është lansuar teksa në Kinë realizon vizitë Sekretarja amerikan për Tregti, Gina Raimondo, dhe e ka konsideruar telefonin si dëshmi se SHBA-ja ka dështuar me “shtypjen ekstreme ndaj Kinës”.

Mediat shtetërore kineze nuk kanë ofruar dëshmi për t’i mbështetur këto pretendime.

Çka tash?

Shumë pjesëtarë të stafit të Huaweit kanë thënë se lansimi i telefonit ka qenë befasi edhe për ta, pasi planet kanë qenë për lansim më 12 shtator.

Nicole Peng, nga kompania Canalys, ka thënë se është tejet e rëndësishme që Huawei të ofrojë informacione për teknologjinë e përdorur, marrë parasysh interesimin në treg.

Tags: 5GHuaweiMate Pro
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkencëtarët prezantojnë robotin që mund të lëvizë brenda trupit të njeriut

Shkencëtarët prezantojnë robotin që mund të lëvizë brenda trupit të njeriut

Google sjell Gemini AI në Chrome për iPhone dhe iPhone

Google sjell Gemini AI në Chrome për iPhone dhe iPhone

A ka jetë pa rrjetet sociale? Eksperimenti australian që po vë në lëvizje botën

A ka jetë pa rrjetet sociale? Eksperimenti australian që po vë në lëvizje botën

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën