TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse e ka ndaluar Franca shitjen e iPhone 12-shit?

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Pse e ka ndaluar Franca shitjen e iPhone 12-shit?

Vëzhguesi për Rrezatime në Francë e ka ndaluar shitjen e modelit iPhone 12 të kompanisë Apple, pasi testet kanë treguar se ky telefon i mençur i ka tejkaluar limitet evropiane për ekspozim ndaj rrezatimit.

Agjencia franceze ka thënë se shkalla specifike e përthithjes – që e përcakton energjinë e radiofrekuencës që absorbohet nga trupi nga ndonjë pajisje – ka qenë më e lartë sesa që e lejon ligji.

Jean-Noel Barrot, ministër francez për Ekonomi Digjitale, i ka thënë gazetës Le Parisien se një përditësim i softuerit do të mund ta rregullonte këtë problem.

Nëse problemi nuk zgjidhet, autoriteti francez ka thënë se do të bëjë thirrje për largim të tyre prej tregut.

Mirëpo, Apple ka bërë të ditur të premten se përditësimi i ri do të bëhet vetëm në Francë, ku, sipas saj, ekziston një protokoll specifik për testim.

Gjiganti teknologjik ka thënë se iPhone 12 është i certifikuar nga shumë mekanizma ndërkombëtarë se është në përputhje me standardet globale të rrezatimit.

Çfarë është “norma standarde e përthithjes?

Norma standarde e përthithjes u referohet sasisë së energjisë që trupi e absorbon nga çdo formë e rrezatimit.

Përcaktohet në vatë, në bazë të peshës trupore të një njeriu.

Rrezatimi nga telefonat mobilë është rezultat i mënyrës sesi punojnë pajisjet , sepse përmes transmetimit të valëve, krijohen fusha elektromagnetike.

Për dallim prej rrezatimeve me rreze X apo gama – të shkaktuara nga ndonjë prishje radioaktive – telefonat nuk mund të kenë reagim kimik apo t’iu shkaktojnë ndryshimeve qelizave në trupin e njeriut, një proces që mund të çojë në dëmtime sikurse kanceri.

Sa i rrezikshëm është?

Problemi kryesor i shkaktuar nga rrezatimi “jo-jonizues” është ngrohja e indeve trupore.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtje nga Rrezatimi Jo-jonizues – trup që jep udhëzime për kufizimet mbi rrezatimin në nivel global – aplikimi i rrezatimit përtej normave dhe kohëzgjatja e ekspozimit mund të shkaktojë djegie apo goditje të nxehtësisë.

Agjencia franceze për këtë fushë ka thënë se në laboratorët e akredituar është gjetur se “norma standarde e përthithjes” në testimet e telefonit iPhone 12 ka qenë 5.74 vatë për kilogramë, kur telefoni është mbajtur në duar, apo në xhepin e pantallonave.

Standardi i BE-së është 4.0 vatë për kilogramë.

Megjithatë, sipas profesorit Rodney Croft, edhe shifra e gjetur nga autoritetet franceze nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata tjera ndërkombëtare, kanë thënë se nuk ekzistojnë të dhëna definitive se rrezatimi nga telefonat mobilë dëmton shëndetin.

Megjithatë, ato kanë bërë thirrje për më shumë hulumtim.

Më 2011, Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime në Kancer, e ka klasifikuar rrezatimin nga telefonat mobilë si “potencialisht kancerogjen”.

Një vlerësim i tillë bëhet kur agjencia nuk mund ta përjashtojë ndonjë lidhje të mundshme me efekte të dëmshme.

Agjencia ka thënë se ekzistojnë të dhëna “të kufizuara” për rritje të rrezikut për tumore në kokë, te disa, por jo tek të gjithë – sidomos te përdoruesit e shpeshtë – ndonëse nuk ka munduar ta përjashtojë krejtësisht mundësinë e gabimeve në të dhëna.

Thënë shkurt, s’ka qëndrim përfundimtar në këtë temë.

Si është përgjigjur Apple?

Fillimisht, gjiganti teknologjik ka thënë se do ta kontestojë vendimin e autoriteteve franceze.

Mirëpo, më 15 shtator është pajtuar për t’ia bërë një përditësim këtij modeli të telefonit vetëm në Francë.

Sipas kompanisë, gjetjet e rrezatimit në këtë shtet, janë rezultat i regjimit të testimit, por që prapëseprapë nuk përbëjnë “shqetësim për sigurinë”.

iPhone 12 është lëshuar për shitje në shtator të vitit 2020 dhe ende shitet në gjithë botën.

A do të mund të ketë ndalesa të tilla më?

Agjencia franceze ka thënë se iPhone 12 ka dështuar t’i ketë standardet e Bashkimit Evropian, duke i rritur shqetësimet rreth asaj nëse do t’i dalin më shumë pengesa në të ardhmen.

Ndonëse mbetet e paqartë nëse edhe autoritetet tjera janë duke kryer hetime.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtje të Rrezatimit, ka thënë të enjten se “pyetjet për nevojën për ndryshime janë aktualisht subjekt i diskutimeve”.

Tags: appleIphoneJean-Noel Barrot
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova për herë të parë në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale

Kosova për herë të parë në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale

​Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

​Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

Gjiganti tajvanez i çipave fiton 22 miliardë dollarë në tre muaj, investon edhe 100 miliardë në SHBA

Gjiganti tajvanez i çipave fiton 22 miliardë dollarë në tre muaj, investon edhe 100 miliardë në SHBA

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën