TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse duhet të pimë jogurtin?

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
2
A A
Pse duhet të pimë jogurtin?

Disa prodhues shtojnë vitamina, yndyra omega 3 dhe probiotikë për përmirësim të mëtejshëm të shëndetit. Çka do të thotë e gjithë kjo, dhe si ta zgjedhim atë më të mirin?

Jogurtët e aromatizuar shpesh përmbajnë përbërës plotësues, siç janë sheqeri dhe frutat, dhe mund të përmbajnë edhe ngjyra artificiale, konservans dhe ëmbëlësues (natyror dhe artificial) dhe përbërës, të cilët përmirësojnë shijen. Stabilizatorët, siç është xhelatina, zakonisht shtohen për t’u krijuar teksturë më e trashë.

Edhe pse nuk janë të dëmshëm, stabilizatorët dhe përbërësit që e bëjnë më të dendur jogurtin përdoren në vend të përbërësve qumështorë me vlera më të mëdha ushqyese (dhe më të shtrenjta), siç është qumështi pluhur, i cili po ashtu mund ta dendësojë jogurtin dhe të rrisë qëndrueshmërinë e tij.

Disa përparësi shëndetësore të jogurtit

Jogurti është i pasur me kalcium, i cili është thelbësor për mirëmbajtjen e shëndetit, por edhe zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë.

Kalciumi bashkëpunon me kulturat e gjalla, të cilat gjenden në disa jogurtë dhe rrit absorbimin e eshtrave, duke e bërë jogurtin të shkëlqyeshëm për parandalimin e osteoporozës.

Jogurti është burim i rëndësishëm i kalciumit për njerëzit të cilët kanë vështirësi në tretjen e laktozës në qumësht, sepse jogurti përmban laktazë – enzima, e cila duhet ta zbërthejë laktozën për tretje si duhet.

Jogurti është i pasur me proteina, vitamina B dhe minerale esenciale, ndërsa përmban pak karbohidrate dhe yndyra.

Jogurti mund të ndihmojë te tretja e keqe, por për këtë efekt pozitiv duhet të konsumohet çdo ditë. Pse? Vetën një sasi e vogël e baktereve në të mund të përballojë aciditetin e stomakut dhe të arrijë në zorrë. Bakteret do të kalojnë përmes sistemit tuaj të tretjes brenda një apo dy dite, dhe për t’u siguruar që janë në zorrë në çdo moment duhet të konsumoni jogurt çdo ditë.

Që jogurti të jetë më i shëndetshëm për konsumatorët, disa prodhues shtojnë përbërës ushqyes thelbësorë të caktuar, të cilët shpesh i mungojnë ushqimit tonë. Lexoni përbërjen në etiketë që të dini ta përzgjidhni jogurtin, i cili është më i mirë për ju.

Mungesa e acidit folik është e lidhur me deformimet në fëmijë, prandaj është jashtëzakonisht i dobishëm për femrat shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët në gji. Nivelet e ulëta të acidit folik po ashtu janë të lidhura me sëmundjet koronare të zemrës dhe sulmin në tru.

Disa jogurtë përmbajnë vitaminën D, e cila është e rëndësishme për absorbimin dhe shfrytëzimin e kalciumit, vitamina D është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit mbi moshën 50-vjeçare, të cilët kanë nevojë për dyfish më shumë vitamina D se personat më të rinj se 50 vjet.

Meqenëse trupi ynë nuk mund të sintetizojë acidet yndyrore omega 3, duhet t’i marrim me anë të ushqimit. Acidet yndyrore omega 3 janë të rëndësishme për rritje normale dhe zhvillimin e trurit, syve dhe sistemit tonë nervor, dhe po ashtu mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, inflamacioneve dhe depresionit.

Llojet e jogurtit

Desertët

Produktet të cilët janë më të ëmbla se jogurti i zakonshëm, por prapëseprapë përmbajnë kalcium, proteina dhe vitamina të cilat e bëjnë jogurtin e shëndetshëm. Por si çdo desert, ata kanë kalori dhe yndyra të tepërta.

Pijet dhe frapetë

Janë të mira nëse nuk keni kohë për të ngrënë mëngjes, por mbani mend që lëngu apo pemët krijojnë më shumë fluide të cilat zvogëlojnë koncentrimin e kalciumit dhe proteinave. Kërkoni proteina me qumësht të skremuar.

Blini jogurt me sasi të madhe të kalciumit dhe të proteinave. Sa u përket kalorive dhe sheqerit, ndiqni këto udhëzime.

– Shmangi produktet që kanë më shumë se një kalori për një gram të jogurtit. Nëse tentoni të zvogëloni konsumimin e kalorive, zgjidhni jogurtin e payndyrshëm;

– Disa jogurtë janë pa yndyra, ndërsa të tjerët kanë gati po aq yndyra sa akullorja. Zgjidhni jogurtin i cili ka më pak se dy gramë yndyra në 100 gramë sasi. Nëse blini jogurt për fëmijët deri në dy vjet, ata kërkojnë më shumë energji se të rriturit dhe nuk duhen të hanë ushqim me më pak yndyra;

– Kërkoni produktet me më pak se 16 gramë sheqer në 100 gramë. Sasia e shënuar në etiketë ka të bëjë me sheqerin e shtuar (fruktoza, glukoza apo saharoza) dhe sheqeri natyral i pranishëm në çdo pemë, si dhe sheqeri natyral në qumësht.

Tags: Jogurtperparsi shendetsorevitamina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Burrat duhet të ushtrojnë dy herë më shumë se gratë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Burrat duhet të ushtrojnë dy herë më shumë se gratë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor?

Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor?

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

Bashkimi humb nga Dijoni në Prizren

Bashkimi humb nga Dijoni në Prizren

Sigal Prishtina vazhdon me fitore në ENBL

Sigal Prishtina vazhdon me fitore në ENBL

ShKK shpërblehet me çmimin Ndërkombëtarët Ekselencës

ShKK shpërblehet me çmimin Ndërkombëtarët Ekselencës

Mbulesa lë jashtë bankave shkollore një 18 – vjeçare

 Vendimi i Supremes: Rregullat e uniformës në shkolla kompetencë e MASHT-it

Emisioni “Këndi i Debatit” 29.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 29.10.2025

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Juventusi fiton, Zhegrova nuk luan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën