TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse disa njerëz i urrejnë përqafimet, sipas shkencës

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Pse disa njerëz i urrejnë përqafimet, sipas shkencës

Nëse ju urreni të përqafoheni, bota mund të jetë një vend paksa sfidues për ju

Ju kurrë nuk do ta dini kur dikush që do të takoheni për një kafe do të afrohet, do t’i hap krahët, dhe do vijë t’ju përqafoj.

Opsionet janë të limituara: ju mund ta shmangni përqafimin, mund t’ia zgjatni dorën për t’ia shtrënguar, ose mund t’i tregoni se nuk ju pëlqejnë përqafimet.

Edhe nëse jeni pro ose kundër përqafimeve, këtu i keni të gjitha rreth sjelljes së njeriut dhe përqafimeve:

Pse i njerëzit duan ose urrejnë përqafimet

Pse disa njerëz i dashurojnë përqafimet, kurse në anën tjetër disa të tjerë i urrejnë? Sipas ekspertëve, ka të bëjë me mënyrën se si jemi rritur.

“Tendenca jonë për prekje fizike – duke përfshirë edhe përqafimin, një rrahje në shpinë, ose kapja e duarve me një shok\shoqe – shpesh është produkt i eksperiencave të hershme fëmijërore,” thotë Suzanne Degges-White, profesoreshë në Counseling and Counselor Edication at Northern Illionils University, transmeton Telegrafi.

Një studim i publikuar në Comprehensive Pschology ka gjetur se njerëzit që janë rritur nga prindër që ishin përqafues të shpeshtë ishin më të prirë të japin përqafime kur janë të rritur.

Studimi ka arritur në përfundim se, “përqafimi është një element i rëndësishëm në jetën edukative emocionale të fëmijëve”.

Në anën tjetër, thotë Degges-White, njerëzit që janë rritur pa përqafime, përqafimet e tepërta i bëjnë të ndihen parehatshëm. “Në një familje që nuk kishte demonstrime fizike të prekjeve, fëmijët do të mund të rriten dhe t’i ndjekin hapat e njëjtë me fëmijët e tyre,” thotë ajo.

Ajo vëren shembuj se kur rritesh pa prekje fizike mund të ketë efektin e ndryshëm. “Disa fëmijë rriten dhe kanë nevojë për prekje dhe japin përqafime saqë nuk mund ta përshëndesin një shok ose shoqe pa përqafim ose përkëdhelje në kraharor”, thotë Degger-White.

Nëse jeni rritur në një familje që është përqafuar gjithmonë ose jeni rritur në një mjedis që nuk janë prekur, këta faktorë mund të lënë një ndikim të qëndrueshëm fiziologjik.

Darnicia Narvaez, profesoreshë e psikologjisë në University os Notre Dame, thotë se janë dy mënyra kryesore që mungesa e kontaktit fizik mund të ndikojë në trupin e të rriturit: Mund të shpie deri tek moszhvillimi i nervit vagus, një grumbull nervash që shkojnë në palcën kurrizore deri tek barku, hulumtime të cilat tregojnë se mund të ulin aftësinë e njerëzve për të qenë intim, dhe mund të shpie në moszhvillimin e sistemit të oksitoksinës, gjëndrat që lirojnë hormonin oksitoksinë, i cili i ndihmon njerëzit të formojnë lidhje me njerëzit e tjerë.

Si provë, Narvaez merr një grup me jetim nga Rumania, që ishin në qendër të një hulumtimi të bërë mbi ndikimin e vazhdueshëm të neglizhimit në zhvillimin e mendjes.

Duke u bazuar në studim, jetimët rumenian që ishin të adoptuar kishin të zhvilluar vetëm gjysmën e sistemit të oksitocinës. Ata kishin kontakte të pakta fizike sa ishin në jetimore kështu që nuk shfaqën ngritje të ‘hormonit të përqafimit’, thotë Narvaez.

Pa  këtë hormon, mund të jetë e vështirë të jeni të shoqërueshëm. Kështu që përqafimet dhe të prekurat janë shumë të rëndësishme për të rinjtë- edhe nëse nuk i pëlqeni plotësisht ata si të rritur.

Vetëbesim dhe problemet me trup gjithashtu kanë një rolë në preferencat e dikujt për përqafimet. “Njerëzit që janë më të hapur ndaj kontaktit fizik me të tjerët kanë nivele më të larta të vetëbesimit,” thotë Degger-White. “Njerëzit që kanë nivele më të larta të ankthit social, në përgjithësi, kanë hezitime të kenë kontakte fizike me të tjerët, duke përfshirë edhe shoqërinë. Dhe frika e dikujt ‘duke e arritur atë’-literalisht dhe figurativisht- mund t’i bëjë atë siklet edhe më keq, paralajmëron ajo.

Është gjithashtu edhe një komponent kulturor që ti shmangni përqafimet. Njerëzit në SHBA dhe Angli përqafohen dhe kanë kontakt fizik shumë më pak se njerëzit në Francë ose Puerto Rico, duke u bazuar në një studim të viti 2010 nga Greater Good Science Center në UC Berkerly. /Telegrafi/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përrallë dimri, trëndafilat ‘lulëzojnë’ në akull

Përrallë dimri, trëndafilat ‘lulëzojnë’ në akull

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?

Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli triumfon në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën