TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse dhimbjet janë më të mëdha gjatë natës

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Pse dhimbjet janë më të mëdha gjatë natës

Që në fillimet e mjekësisë, mjekët dhe pacientët kanë vënë re se shumë lloje dhimbjesh, priren të përkeqësohen gjatë natës.

Shumica e studimeve të deritanishme, janë përpjekur që t’i lidhin dhimbjet në rritje gjatë natës me mungesën e gjumit apo gjumin e ndërprerë, por një me sukses të kufizuar. Në një studim të botuar së fundmi, shkencëtarët e udhëhequr nga Klod Gronfier në Qendrën Kërkimore të Neuroshkencës në Lion në Francë, kanë hedhur më në fund dritë mbi ndryshimin e ndjeshmërisë ndaj dhimbjes, duke sugjeruar se është ora jonë cirkadiane, ajo qëi dikton këto ndryshime, me një kulm dhe kufi karakteristik të intensitetit në periudha të ndryshme të ditës.

Studimi i Gronfier dhe ekipit të tij, zbuloi ndikimin e këtyre ritmeve tek dhimbja, duke treguar se një stimul i shkurtër që shkaktonte dhimbje, perceptohej të ishte më i fortë rreth orës 3 të mëngjesit, dhe më pak i dhimbshëm rreth orës 3 të pasdites, pra 12 orë më vonë. Pjesëmarrësit në studim u shtrinë në një dhomë me ndriçim të dobët për të paktën 24 orë. Ata nuk u lejuan të flenë, të largohen prej andej apo të ngriheshin në këmbë për të përdorur banjën. Ndërkohë iu dha çdo orë një sasi e vogël ushqimi. Po ashtu, ata mund të bisedoninme anëtarët e ekipit të studimit, por stafi u ndalua t’i përmendë çdo gjë që lidhej me kohën.

Për të zbuluar natyrën ritmike të dhimbjes, ekipi i Gronfier angazhoi 12 të rinj të shëndetshëm, të cilët ranë dakord t’i nënshtroheshin protokollit për 34 orë. Çdo dy orë, ekipi testoi ndjeshmërinë e tyre ndaj dhimbjes duke përdorur një pajisje të vendosur në parakrah, temperatura e të cilit rritej ngadalë, derisa ata raportonin dhimbje. Zakonisht pjesëmarrësit e ndalonin pajisjen përpara se të arrinte rreth 46 gradë Celsius.

Ndërkohë ata u testuan gjithashtu me pajisjen e vendosur në temperatura specifike (42. 44 dhe 46 gradë Celsius), dhe më pas iu kërkua të vlerësonin në një shkallë vizuale nivelin e dhimbjes që ndjenin. Përpara se ekipi të mund të identifikonte ritme tek këto të dhëna, ai mblodhi mostra të pështymës çdo disa orë, për të vlerësuar rritjen e nivelit të melatoninës, një hormon që çlirohet rreth dy orë para gjumit normal të çdonjërit nga ne.

Më pas e përdori këtë informacion për të sinkronizuar ritmet e secilit me një orë të vetme 24-orëshe. U shfaq një cikël i qartë dhimbjesh. Mesatarisht, ndjeshmëria arriti kulmin midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit, përpara se të arrinte pikën më të ulët rreth 12 orë më vonë.

Po ashtu, ekipi tregoi se këto ritme ishin specifike për stimujt të caktuar. Pjesëmarrësit kryen gjithashtu një detyrë, ku temperatura u rrit ngadalë derisa u ndje nxehtësia, por në pragje jo të dhimbshme, dhe për më tepër nuk u pa ndonjë model ritmik për intensitetin e dhimbjes qëndjenin njerëzit.

Meqë pjesëmarrësit nuk u lejuan të flinin gjatë gjithë natës, studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të zbulonin nëse ndonjë rritje e dhimbjes, ishte e lidhur me privimin e gjumit. Ekipi i studimit arsyetoi se çdo rritje e ndjeshmërisë ndaj dhimbjes, e shkaktuar nga privimi i gjumit do të krijohej ngadalë në mënyrë lineare gjatë natës, ndërsa do të shtohej presioni për të fjetur.

Rezultatet ishin një fitore mbresëlënëse për sistemin cirkadian:80 për qind e të dhënave mund të shpjegoheshin nga lëvizja qarkore, me vetëm 20 për qind të shpjeguar nga lëvizja gjatëgjumit. Përsëritja e studimit tek njerëzit që janë kronikisht të privuar nga gjumi ose kanë një çrregullim të gjumit, thekson Gronfier, mund të tregojë se nevoja për gjumë ka një ndikim shumë më të madh tek dhimbja që perceptohet për disa njerëz.

Ky studim duhet të përsëritet tek një kampion me gra. Sepse dihet që hormonet si estrogjeni ndikojnë tek ritmet cirkadiane, ndaj ka të ngjarë që studiuesit të mos gjejnë të njëjtin model të ritmit të dhimbjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa të shëndetshme janë bananet, çfarë duhet të dini dhe sa duhet të hani?

Sa të shëndetshme janë bananet, çfarë duhet të dini dhe sa duhet të hani?

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Meta mbyll Messenger.com

Meta mbyll Messenger.com

Vengu vizitë zyrtare në Budapest: Fokusi te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Vengu vizitë zyrtare në Budapest: Fokusi te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe konfiskimin e pasaportës

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe konfiskimin e pasaportës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën