TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse dështoi votimi i buxhetit në Prishtinë për herë të tretë?

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
Pse dështoi votimi i buxhetit në Prishtinë për herë të tretë?

U thirrën për seancë të jashtëzakonshme për votimin e buxhetit për vitin 2025.

Për herë të tretë, po tentohet të votohet kjo pikë.

Por, në sallë nuk u pa kryetari i komunës.

E kjo nuk u la pa u komentuar nga opozita në komunë.

Megjithatë, punimet nisën, e Alban Zogaj , nënkryetari  i Komunës së Prishtinës i ka ftuar asamblistët që të votojnë buxhetin për vitin 2025.

“Ky buxhet përfshin investimet të rëndësishme që do të transformojnë qytetin tonë. Investime në infrastrukturë, investime në shëndetësi dhe arsim, investime në shërbime publike , investime në gjelbërim dhe  mjedis e në sport e kulturë”, tha Zogaj.

E nga Vetëvendosje thanë se kanë vërejtje për buxhetin.

“Ne i kemi shprehur vërejtjet tona në buxhet. E të cilat kemi thënë se nuk janë vërejtje as partiake as vërejtje individuale e as nuk janë kërkesa për gjëra të caktuara. Ne vazhdojmë të mendojmë që ky buxhet i shërben agjendës zgjedhore të LDK-së i shërben kontratave për dosta e bashkë partiak dhe nuk është prioritet i Prishtinës”, tha Gëzim Sveçla nga VV-ja.

Edhe nga PDK patën ankesa lidhur me buxhetin e vitit 2025 e posaçërisht për kryetarin që nuk ishte i pranishëm.

“Respektone publikimin e këtyre projekteve që i kini shti po dëshirojmë më i ditë më i publiku, e dyta mbanë dëgjimin publik sic ju ka kërkuar ligji dhe hajdeni në kuvend  e votojmë buxhetin për qytetaret  e jo për ekzektuvin kryetarin e Komunës që kurrë nuk vjen dhe sillet me arrogancë e mos përfillje”, tha Leutrim Retkoceri.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  mendon se buxheti duhet votuar.

“Sido qoftë unë mendoj se buxheti duhet me u votuar sepse edhe ashtu jemi me vonesë edhe e dimë që do hijnë edhe në vitin e ardhshëm me vonesë dhe kushdo që e merr mandatin tjetër, kjo vonesë do i kushtojë”.

E të njëjtin mendim kanë edhe nga AKR, ata madje thonë së buxhetin e votojnë të mos bllokohet qyteti.

“Çdo bllokim që e bëjmë çdo here pasojat do ti kenë qyteti dhe qytetarët e saj .Nuk e votojmë buxhetin për nderë të kryetarit e votojmë sepse bllokohet qyteti”, tha Gezim Mehmeti nga AKR.

Si kundërshtim për mungesën e kryetarit Rama në seancë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës lëshuan sallën.

Andaj, në mungesë kuorumi dështoi të votohej buxheti për Prishtinën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën