TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse dështoi faqja e KQZ-së?

Telashe të dielën dhe të hënën, pati në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për qasje dhe prezantim të të dhënave nga rezultatet e votimit të 9 shkurtit. Këto telashe vlerësohet se vijnë si pasojë e mostestimeve të sistemit nga ana e KQZ-së.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
6 0
A A

Në kohën kur i gjithë fokusi ishte tek ta, doli jashtë funksioni.

Kësisoj rezultatet e 12 orëve votim për zgjedhje parlamentare, u bë e pamundur të transmetohen në kohë reale dhe të sakta, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por joqasshmëria nuk ishte problemi i vetëm me të cilin u ballafaqua KQZ-ja në platformën online.

Aty filluan të transmetoheshin edhe të dhëna në shpërputhje mes vete, ku numri i votave që një parti supozohej t’i kishte marrë në një komunë, tejkalonte numrin e votave të përgjithshme në po atë komunë.

Kjo vlerësohet se ndodhi shkak i mungesës së aprovimit të shkallshmërisë së futjes së të dhënave.

“Sipas të gjitha gjasave ka ndodhë ashtu që personi i njëjtë i fut të dhënat, i konfirmon dhe dalin në publik, edhe shkakton kaos edhe informacion të gabuar, ose informacion jo të saktë. Për këtë arsye, mendoj se sistemi ka dështuar edhe në përballimin e fluksit të vizitorëve, por edhe në saktësinë e informacionit. Ky sistem mendoj se ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë”, ka deklaruar Kastriot Fetahaj -IT.

Problemet e konfirmuara nga KQZ-ja, bën që ky institucion të dalë me njoftim se të dhënat do të përpunohen në mënyrë manuale.

“Stafi i KQZ-së dhe ne, vet anëtarët e KQZ-së, do të qëndrojmë gjithë natën sonte në objekt dhe do të punohet që të gjitha të dhënat nga formularët e vendvotimeve, të futën në mënyrë manuale në kompjuter”, ka deklaruar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

E gjithë kjo situatë, cilësohet si dështim i KQZ-së.

“KQZ-ja ka dështuar në pranimin e sistemit, nuk ka pasur kritere të larta të sigurisë, performancës dhe funksionalitetit, për me pranu sistemin. Thjesht ka pranuar një sistem, që nuk po e din se çka është, nuk ka bërë testime të mjaftueshme për me i pa gabimet e mundshme që mundet me i prodhur sistemi”, tha Fetahaj.

Për këto telashe dhe mundësinë e tentimit për manipulim të dhënash nga vendvotimet, pati raportime se Prokuroria Speciale ka filluar me hetime, por që një gjë e tillë nga Prokuroria e Shtetit, u mohua.

Bazuar në këto zhvillime, presidenca përmes një postimi në facebook, kërkoi që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor, duke u siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Hoxha pranë kalimit te Lodzi

Arbër Hoxha ende po negocion kalimin në Emiratet e Bashkuara

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën