TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PSD mbajti aksion kundër veprimeve të Qeverisë në veri: Çojnë në autonomi për serbët

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
PSD mbajti aksion kundër veprimeve të Qeverisë në veri: Çojnë në autonomi për serbët

Përmes një aksioni, Partia Socialdemokrate sot shfaqi pakënaqësitë që ka ndaj veprimeve të Qeverisë në veri. I pari i kësaj partie, Dardan Molliqaj tha se këto veprime qojnë në një autonomi për serbët në këtë zonë.

Të gjitha masat e sigurisë po ndërmerren.

E Njësia Speciale u vë në pozicion për të pasur gjithçka nën kontroll.

Ky numër i shtuar i policëve mbi lumin e Ibrit në Mitrovicë u bë të enjten për shkak të një aksioni të Partisë Socialdemokrate.

E në pjesën e veriut qëndronin si rëndomë karabinierët e KFOR-it.

Kordoni i policisë u vendos në mes të urës, aty edhe tabela nga PSD-ja me mbishkrimin “rrugëtimi i Kurtit”.

Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj tha se partia në pushtet më herët i kanë quajtur “bashkëpunëtor të Vuçiqit” kushdo që ka tentuar ta hap urën e Ibrit me koordinim.

“Kushdo që në Kosovë ka thënë se ura duhet të hapet në koordinim, këta (LVV) e kanë cilësuar bashkëpunëtor të Vuçiqit. Sipas kritereve të tyre, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, por jo sipas kritereve tona. Ne besojmë se ky është diskutim i kotë. Ura mund dhe nuk mund të hapet, vendimin për këtë e kemi të qartë – atë e ka KFOR-i dhe QUINT-i përmes rezolutës 1244. Prandaj, këto janë çështje të parëndësishme, rruga ku po na çon është e rëndësishme”, u shpreh Molliqaj.

I pyetur nga Tëvë1 pse këtë aksion nuk e realizuan në pjesën veriore, Molliqaj tha se është kundër të tilla veprimeve.

“Nëse m’ke lexu edhe m’ke dëgju, unë jam kundër aksioneve dhe veprimeve në veri të Kosovës, mendoj që ato të dërgojnë në autonomi ose në izolim. Unë mendoj që është gabim ajo punë”, tha ai.

E kundër këtij aktiviteti doli  një qytetar.

“Me i pa qit qytetarët në shtëpitë e veta më herët, nuk kish ndodh barrikada këtu në urë të Ibrit, po nuk i kanë qit, tash  vjen çifti i Dardan Molliqit e shet mend këtu që tybe ka ardhë për një t’mirë ky ka ardhë vetëm me bë keq”, u shpreh ai.

Në kohën që po bëhej ky aksion, mbi urën e lumit Ibër kaloi kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.

Tabelën e vendosur nga PSD-ja, më pas e largoi Policia e Kosovës.

 

 

 

Tags: PSDveprimet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën