TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PSD kundërshton gjobën nga AIP, e quan institucion të kapur nga VV

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
PSD kundërshton gjobën nga AIP, e quan institucion të kapur nga VV

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Agjencionit për Informim dhe Privatësi. Arsye e këtij aksioni, ishte gjoba prej 20 mijë eurosh dhënë nga ky institucion ndaj PSD-së.

Dënimi prej 20 mijë euro ka qenë për shkak të publikimit të peticionit me emra kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë para gazetarëve se gjoba ka marrë edhe nga Policia e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se Komisionerja Krenare Sogojeva-Dermaku është militante e VV-së.

“Arsyeja e këtij aktiviteti është një gjobë prej 20 mijë eurove që Agjencioni për Privatësi ka shqiptuar ndaj Partisë Socialdemokrate. Më lejoni t’i them disa gjëra; kapja e institucioneve  të pavarura tashmë është shndërruar në instrumente vepruese. Ky institucion siç mund ta dini drejtoresha e këtij institucioni është një militante politike e Vetëvendosjes, e cila është emëruar nga kjo Qeveri”, u shpreh Molliqaj.

Fajtor për këtë gjobë, Molliqaj e ka bërë ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Tani këta nën presionin e Qeverisë të Republikës së Kosovës, informata të sigurta të brendshme 100 për qind, një prej emrave që ka bërë presion është ministri Murati, Hekuran Murati e ka nxitur këtë Agjencion që të marrë vendim të jashtëligjshëm, për ta penguar veprimtarinë e Partisë Socialdemokrate. Duke parë që arrestimet, dënimet individuale nuk mund të ndalin, kanë filluar që të japin gjoba marramendëse nën pretendimin për shkelje të privatësisë”.

Molliqaj ka ankesa edhe sa i përket procedurave që janë marrë me këtë rast. Ai u shpreh se ky institucion nuk i ka lënë hapësirë as për ankesë, duke e dërguar menjëherë lëndën tek përmbaruesi.

“Nuk na kanë lënë të drejtë për ankesë, e kanë çuar që pas 30 ditësh përmbaruesi me marrë fondet nga Partia Socialdemokrate. Duke qenë të vetëdijshëm që partia jonë nuk ka të hyra nga institucionet e shtetit dhe mbijeton me shuma shumë modeste, ata kanë tentuar të na bëjnë dëm. Sigurisht që ne do ta çojmë në Gjykatë Civile këtë çështje dhe do të kërkojmë masë për parandalimin e saj, por ajo që dihet qartë është që ka vendim selektiv, për të njëjtin material, nga e njëjta parti, nga i njëjti institucion, nga i njëjti drejtim, kanë marrë vendime të ndryshme. Tashmë kemi informatë që edhe për protestën e fundit që patëm kundër ‘Zajednicës’, Policia e Kosovës ka shqiptuar një dënim për partinë politike. Neve Policia e Kosovës na dënon individualisht për përfshirje në aktivitete politike, ku sipas tyre pretendohet që kemi shkelur ligjin qoftë për kundërvajtje ose diçka tjetër”, u shpreh tutje Molliqaj./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X