TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Provokime dhe masa të rrepta sigurie në Gazimestan: 17 serbë të shoqëruar nga Policia gjatë festimeve të Vidovdanit

Edhe këtë vit, serbët nga të gjithë vendet erdhën në Kosovë për të festuar Vidovdanin. Në Gazimestan, u kontrolluan gjerë e gjatë nga Policia e Kosovës për ndonjë simbol provokues, kur hynë brenda kënduan këngë nacionaliste dhe bënë shenja të tre gishtave. Shumë prej tyre, u shoqëruan për në stacione policore.

by Fetije Kamberi
7 muaj ago
0 0
A A

Në hyrje të rrugës, u pa autobusi me targa të Beogradit.

Këta serbë, erdhën nga vende të ndryshme për të festuar festën e Vidovdanit.

Por para hyrjes në Gazimestan, serbët po kontrollohen në detaje nga Policia e Kosovës për ndonjë simbol provokues.

Për disa prej tyre, nuk u lejua hyrja në këtë ceremoni.

I gjithë vendi u rrethua nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Forca të shumta ishin në hyrje dhe brenda kullës.

Të tjerë pati edhe nga Inspektorati Policor.

Situata ndryshoi kur serbët hynë brenda.

Para kishës edhe në këtë vit, filluan këngët nacionaliste.

Por të gjithë ata që kënduan Kosova është Serbi dhe Kosova është zemra e Serbisë u monitoruan me dron.

Pati të tjerë që ngritën edhe tre gishta.

Zyrtarë të Njësisë Speciale po i prisnin te dera.

Të gjithë ata që u identifikuan, një nga një u shoqëruan për në stacionet policore.

Për ndalimet, detaje dhanë edhe nga Policia e Kosovës.

“Nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Kjo ceremoni mbahet çdo vit në Gazimestan, për të përkujtuar princin mesjetar serb Car Lazarin dhe ushtarët e tij të rënë në humbjen e Betejës së Kosovës më 1389 kundër Perandorisë Osmane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën