TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protestuesit në veri kërkojnë lirimin e personave që sulmuan gazetarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Protestuesit në veri kërkojnë lirimin e personave që sulmuan gazetarët

Edhe të hënën, protestuesit serbë u mblodhën para Komunës së Leposaviqit.

E kësaj radhe, ata po protestojnë kundër arrestimit të personave që i sulmuan gazetarët.

Në binën e improvizuar, shumë prej tyre kërkuan lirimin e të arrestuarve.

Mirëpo, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj medieve, gazetarët qëndruan larg protestës dhe nuk u afruan.

E për tridhjetë minuta, protesta përfundoi.

Me përfundimin e saj, u larguan edhe shumica e qytetarëve që po qëndronin në këtë anë.

Situatë e qetë ishte edhe në komunën e Zveçanit.

Në këtë komunë, kishte më pak se zakonisht pjesëtarë të KFOR-it.

E qytetarët po qëndronin në tendat që i kanë vendosur tash e disa ditë.

Protesta pati edhe në Komunën e Mitrovicës Veriore, kundër arrestimit të Millun Milenkoviqit.

Protestuesit marshuan nga përmendorja e “Car Llazarit” në veri të Mitrovicës, deri në Zveçan, duke  bartur flamuj serb, pankarta me mbishkrimet “Stop terrorit nga Kurti”, si dhe fotografi të Milenkoviqit, ku shkruante “Nuk është fajtor”.

Ndërkohë, forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar nëpër disa lokacione përgjatë rrugës Mitrovicë-Zveçan dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër.

Gjithashtu, postblloqet e Policisë së Kosovës janë shtuar edhe në rrugën kryesore nga komuna e Zveçanit deri në Leposaviq.

E gjatë së hënës, kishte kontrolle rutinore edhe të veturave që qarkullonin në këtë pjesë.

Kronika e gazetares Fetije Kamberi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Therje me thikë në Fushë-Kosovë, të lënduarit marrin trajtim mjekësor

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK thërret konferencë për media

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën