Një grup i specializantëve kanë protestuar të martën, për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe mospagesa fare e kujdestarive prej muajit shkurt.
Specializantët thanë se janë detyruar që të paguajnë vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. Ata kanë qëndruar para objektit të Ministrisë duke bërë thirrje që të merren parasysh kërkesat e tyre të vazhdueshme.
Arianit Zajmi tha se Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë. Madje tha se vendimi i ministrit të Shëndetësisë nuk po respektohet, duke paralajmëruar protesta e radiaklizim të masave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
“Detyrohemi me paguar nga 500 euro në vit, që i bie për pesë vjet me paguar 2 500 euro, kjo nuk ka qenë më përpara. Prej muajit shkurt, nuk e kemi marrë asnjë cent për kujdestari. Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë. Protestat do të jenë çdo ditore. Nëse nuk realizohet kërkesat do të radikalizohen masat. Kemi pasur takime edhe në Ministri është marrë vendim që me iu drejtuat ministrit. Ministri ka marrë vendim që të paguhen kujdestaritë, mirëpo nuk po respektohet ky vendim”, deklaroi ai, raporton eo