TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Protestojnë regjistruesit e popullsisë, shprehen të pakënaqur me mënyrën e pagesave

nga TËVË 1
1 Korrik, 2024
0
A A
​Protestojnë regjistruesit e popullsisë, shprehen të pakënaqur me mënyrën e pagesave

Me dhjetëra regjistrues të popullsisë kanë protestuar para Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën e pagesave, për çka kanë kërkuar që sa më parë të rishikohen pagat e tyre dhe të paguhen në bazë të kontratës së nënshkruar.

Një nga organizatoret e kësaj proteste, Lirije Aliu ka kërkuar nga ASK-ja që të respektohet kontrata e nënshkruar dhe të korrigjohen gabimet në pagesa.

“Arsyeja pse kemi dalur sot këtu është sepse jemi të pakënaqur me pagat që na janë servuar në bazë të regjistrimit të popullsisë. Pas bisedës e sipër me të nderuarin Yll Shala erdhëm në një konkludim që është formuar një komision që do të rishikohen prej A deri në Zh të gjitha ankesat që janë bërë nga fillimi dhe në rast se ka pasur diçka parregullsi në bazë të pagesave që është dashur të bëhen dhe tash nëse është bërë ndonjë parregullsi, i nderuari na i dha fjalën që shumë shpejt do të shqyrtohen dhe çfarë ka pasur gabime, paret do të dalin në kontot tona”, tha ajo.

Para dy ditëve, ajo shtoi se është formuar një grup i ankesave dhe numri i regjistruesve që kanë pakënaqësi të tilla është rreth 200.

“Për momentin është krijuar një grup i ankesave ku ka arritur afër 200 janë të pakënaqur. Sigurisht që ende dhe të tjerë nuk e kanë marrë informatën që është sot një lloj i protestës për shkak të pagave. Kështu që ne u koordinuam që sa më shpejt të jetë e mundur do të rishikohen edhe një herë pagesat dhe do të vendosen pagesat në bazë të punës që e kemi bërë…Nëse ASK nuk na përgjigjet në periudhë shumë të shkurtër, ne do të vazhdojmë me kërkesa të tjera në insistanca më të larta”, shpreh ajo.

Ndërkaq, Ylli Shala i cili është menaxher i projektit të regjistrimit theksoi se është formuar një komision, ku do të shqyrtohen të gjitha ankesat e regjistruesve.

“Menjëherë e kemi formuar komisionin i cili është duke shqyrtuar të gjitha ankesat e regjistruesve dhe gjitha pagesat që janë bërë. E kemi edhe një pjesë të stafit të cilin ende nuk e kemi paguar, jemi në proces sot ose nesër finalizohen edhe ato. Por do të ku bashkangjitet edhe nëse vërehet se ka ndryshime në pagesa edhe në këtë pjesën të cilin e përmendi edhe Liria. Ne si ASK e kemi bërë një kontratë me regjistruesit dhe mbrapa asaj kontrate qëndrojmë dhe çka do që del jemi të gatshëm t’i paguajmë pa asnjë problem”, theksoi ai për KP.

Ai theksoi se komisioni do të verifikojë se nëse në pagesat e këtyre regjistruesve ka pasur gabim teknik apo në përllogaritje të pagës.

Regjistrimi i popullsisë ka nisur më 5 prill dhe përfundoi më 17 maj të këtij viti.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

Tags: AliuASKlirije aliluProtesta
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

Ligji për KPK afër hyrjes në fuqi

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.06.2025

Apple thotë se 82 përqind e iPhone janë në iOS 18

Apple thotë se 82 përqind e iPhone janë në iOS 18

Mendja aktive ‘shton’ mbrojtjen ndaj demencës – ja si ndihmon

Mendja aktive ‘shton’ mbrojtjen ndaj demencës – ja si ndihmon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X