TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestojnë kultivuesit e patateve në Vushtrri, ankohen për mungesë të ujit

Dhjetëra bujq të cilët kultivojnë pataten në Vushtrri protestuan para ndërmarrjes “Ibër Lepenci”. Ata kërkuan që uji të mos ndërpritet pasi që rrezikohet t’u dëmtohen të mbjellat. Nga kjo kompani u premtuan që do të iu bëhet një zgjidhje.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Protestojnë kultivuesit e patateve në Vushtrri, ankohen për mungesë të ujit

Me t’u bërë ora 8 e mëngjesit bujqit e Vushtrrisë u mblodhën para njësisë së ndërmarrjes së ujësjellësit “Ibër Lepenci”.

Kultivuesit e patates tash e disa muaj thonë se janë duke u përballur me problemin e ujit për ujitjen e kësaj kulture bujqësore.

Fahri Xhaferi, nga fshati Dobërllukë, thotë se për shkak të mungesës së ujit, patatet e mbjella do i dështojnë.

“Kemi ble plehra të shtrenjta, fara të shtrenjta, sot ka ardhë koha më ujit tokën, me ujit pataten, nuk ka ujë, veç jemi ardh më u marrë vesh me drejtorin a kush do le të vjen me neve, pse s’ka ujë. Para 30 vjetëve kemi ujit me traktor, edhe tani ka ardhë koha me ujit më traktor”, tha bujku.

Për disa orë ata pritën në takim drejtorin e kësaj ndërmarrje.

E për të takuar këta bujq, në këtë vend erdhi edhe kryetari i Komunës, Ferit Idrizi.

“Unë nuk e di ku është problemi, por erdha se dëgjova se është një pakënaqësi këtu dhe erdha me vizitu se me të vërtet tani është koha kyçe për ujitje”, tha kryetari.

Ai i vetëm hyri në takim me përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje.

E pas përfundimit të këtij takimi, për të diskutuar u ftuan edhe protestuesit.

Por të njëjtit nuk pranuan që diskutimet të bëhen brenda pa prezencë të mediave, kështu që debati ndërmjet tyre vazhdoi.

E fjalën e mori edhe një herë kryetari i Komunës ku pati një kërkesë ndaj këtyre bujqve.

“Po del që një numër nuk kanë kontrata, ata që nuk kanë le të vijnë të bëjnë kontrata. Drejtori tha le të vijnë le të nënshkruajnë kontratat”, tha kryetari.

Kurse nga ndërmarrja “Ibër Lepenci” premtuan që uji nuk do të ndalet.

“Nëse kemi mungesë në zhvillimin e kulturave për shkak të ujitjes, hajde dalim edhe bëjmë edhe ekspertiza, s’kemi qare pa e nal najherë, po na nalet uji i pijes, nuk garantojmë që uji pas ndonjë defekti, ka me pasë ndalesa”, tha drejtori i Departamentit “Ujitja”, Deme Abazaj.

Por pas këtyre fjalëve, protestuesit u tensionuan më shumë.

“Qaj është rrenci me i madh. Edhe vitin e kalum qashtu na ka tradhtuar edhe kurgjo nuk ka bo, kqyre çka foli, apet kemi me pas mungesë shkaku i atij”, tha bujku – Fehmi Xhaferi.

Protestuesit paralajmëruan protestë më të madhe në rast që nuk iu bëhet një zgjidhje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti edhe ndaj Ministrit të Financave të Izraelit

Ministri izraelit kërcënon Egjiptin me humbjen e Sinait dhe kërkon aneksimin e territoreve në Liban

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Hegseth zhvillon takim të paparalajmëruar me Netanyahun në Izrael, pak ditë para zgjedhjeve

Hegseth zhvillon takim të paparalajmëruar me Netanyahun në Izrael, pak ditë para zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën