“Gjeneralët e NATO-s a keni frikë nga Putini? Pra jepuni armë atyre që nuk janë!” ,”Rusia është shtet terrorist” ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit ukrainas në duar.
Kjo vjen në kohën e ri-mbledhjes së NATO-s të martën në Pallatin e Parlamentit në kryeqytetin rumun të Bukureshtit.
Jana Brovdiy, një protestuese dhe anëtare e Shoqatës Promote Ukraine donte të falënderonte anëtarët e NATO-s për ndihmën e dhënë tashmë Ukrainës, por përmendi edhe nevojën për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.
“Ukrainasit kanë treguar se janë në gjendje të shkatërrojnë shumë nga këto raketa, por ne ende nuk kemi mjaftueshëm këto sisteme të mbrojtjes ajrore. Dhe si rezultat, infrastruktura energjetike, njerëzit, civilët janë pa energji elektrike, pa dritë, pa energji, pa ngrohje. Pra, ne kemi vërtet nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, për të mbrojtur civilët tanë dhe për të mbijetuar dimrin”, tha ajo, raporton AP.
Përveç saj, nga këtu foli edhe një protestuese tjetër.
“Dhe ata do të donin që NATO t’i jepte më shumë armë Ukrainës, që ne të jemi në gjendje të mbrojmë tokën tonë. Dhe të mbrojmë jo vetëm tokën tonë, por të mbrojmë të gjithë hapësirën euro-atlantike, për të mbroje gjithë Evropën”, u shpreh kjo protestuese.
Mbledhja e së martës ka të ngjarë të nxisë shtetet anëtare të bëjnë premtime të reja për mbështetje jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, duke përfshirë karburantin, gjeneratorët e energjisë elektrike, furnizimet mjekësore, pajisjet dimërore dhe pajisjet e bllokimit të dronëve.
Ukraina po kërkon të jetë anëtare e aleancës dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Jens Stoltenberg ka thënë se është e vendosur të ndihmojë vendin të mbrohet kundër Rusisë./Teve1/.