TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Protestë e përgjithshme kundër vendimit të ZRrE-së

by TËVË 1
9 muaj ago
2
A A
​Protestë e përgjithshme kundër vendimit të ZRrE-së

Dhomat e tregtisë dhe industrisë kanë kërkuar shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë, derisa kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe të bizneseve dhe qytetarëve në protestën që do të mbahet sot kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor.

Protesta do të mbahet sot nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, u bë e ditur të martën, më 10 qershor në një konferencë për media.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se kjo është një nxjerrje e dhunshme e njëmijetreqind (1300) bizneseve në tregun e lirë.

“I ftojmë të gjithë ata që preken që të bashkëngjiten për të mirën e vendit, për të mirën e konsumatorëve pasi në fund qytetarët do të paguajnë rritjen e çmimit. Ftojmë ZRRE-në të reflektojë, asnjë biznes nuk është kundër, ne e kemi një kërkesë të vetme të ketë një kohë tranzicioni që bizneset të përgatiten dhe të ketë më shumë oferta dhe më shumë mundësi se ka sot”, tha ai për KP.

Ai bëri të ditur se protestat nuk do të ndalen.

“Shpresojmë të ketë reflektim na Qeveria e Kosovës. KEK është i vetëdijshëm që 60 ditë është i obliguar të furnizojë me energji, por pas 60 ditëve i mbaron obligimi. 143 mijë familje janë në pikëpyetje, biznesi është në krizën më të madhe sot”, shtoi ai më 10 qershor.

Kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi tha se nga 1300 biznese, vetëm tri kanë arritur marrëveshje me KEK-un.

“Mbi 99 për qind e bizneseve nuk kane arritur marrëveshje sepse nuk janë të kënaqur dhe i dinë pasojat e kësaj marrëveshjeje… Ne ftojmë qytetarët të cilët do të jenë të afektuar më së shumti, punëtorët dhe bizneset që nesër të gjithë të dalin në shesh dhe të protestojnë për këtë veprim të shpejtë. Të gjitha bizneset planifikimet i kanë bërë për këtë vit dhe nuk i kanë llogaritur se do të ketë rritje të çmimit se as nuk e dinë se çfarë çmimi do të marrin në fund të çdo muaji për shkak se do jetë një çmim tregu dhe është i paparashikueshëm dhe çmimet pastaj do të hipin në qiell dhe dëmet do të jenë të mëdha”, tha Krasniqi.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

Tags: OEKTeve1ZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën