TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protestat në Serbi – Një vit me shumë probleme për presidentin Vuçiq

Viti 2025 ishte i tensionuar politikisht në Serbi, ku protestat studentore më masive që nga rënia e Millosheviqit u nxiten nga aksidenti tragjik në Novi Sad dhe shfaqën pakënaqësinë mbarëpopullore ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiqit. Studentët mes tjerash kërkojnë zgjedhje të parakohshme, ndërsa partia në pushtet reziston deri tani.

by Shpat Blakcori
2 muaj ago
6 0
A A

Viti 2025 ishte një vit i humbur për Serbinë në rrafshin politik.

Protestat e fuqishme në Serbi nga studentët nuk janë ndalur dhe i kanë shkaktuar telashe të mëdha regjimi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Këto protesta më masivet që nga rënia e Millosheviqit u nxitën pas vdekjes së 16 personave në një aksident në Novi Sad.

Kërkesa kryesore e studenteve është që ketë zgjedhje të parakohshme.

Kësaj kërkese partia në pushtet deri më tani i ka rezistuar, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ajo të realizohet gjatë vitit të ardhshëm.

Gazetari investigativ serb, Branko Cecen, në një intervistë që e ka dhënë për Tëvë1, ka treguar detaje se si ndodhi tragjedia në Novi Sad.

“Pjesa e ndërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad e cila është rindërtuar dy herë gjatë viteve të fundit, ka rënë papritmas dhe ka vrarë 14 persona. Kjo ndodh kur largoheni nga sundimi i ligjit dhe lejoni që korrupsioni të zë vend, dhe sigurisht kur afroheni shumë me Kinën. Kina është investitori kryesor në Serbi por problemi kryesor është se marrëveshjet që po bëhen mes dyja vendeve nuk janë transparente. Një kompani kineze ishte kontraktuar për të ndërtuar atë pjesë të stacionit hekurudhor së bashku disa kontraktor lokal”, deklaroi Cecen.

Historiani dhe koordinator i Frontit të Majtë të Gjelbër, Branislav Dimitrjeviq, shprehet i bindur studentet kanë fuqi për të bërë ndryshime të mëdha politike në Serbi.

“Për herë të parë Vuçiq po ndjen që pozita e tij po dobësohet. Njerëzit që i ai i ka afër po frikësohen se çfarë mund të ndodh në të ardhmen me ta sepse kanë shkelur shumë ligje. Por në aspektin e statistikave Vuçiq ka akoma mbështetje të madhe, madje më të madhe se Millosheviqi. Por siç ndodh rëndom me diktatorët edhe pse kanë mbështetje të madhe ata mund të thyhen shumë shpejt nëse qytetarët ua kthejnë shpinën. Çdo fillim e ka një fund dhe Vuçiq e di shumë mirë këtë gjë. Nuk po funksionojnë më akuzat e tij ndaj studentëve që kinse ata janë të paguar nga shërbimet e jashtme apo që ata janë agjendë të Kurtit. Nuk mund të vazhdoj ky diskurs i njëjtë që 30 vjet”, deklaroi ai.

Ndërsa, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke i komentuar protestat ne Serbi ka thënë se ka pakënaqësi mbarëpopullore.

“Tragjedia në Novi Sad është veçse maja e ajsbergut e një pakënaqësie mbarë popullore në Serbi ndaj pushtetit të Vuçiqit. Ka pakënaqësi për mënyrën se si është duke udhëhequr me vendin Aleksandar Vuçiq. Ai ka një periudhë të gjatë që më shume sillet si despot dhe me udhëheqjen e partisë së tij po zhduken gradualisht edhe ato pak institucione demokratike në Serbi”, tha Kamberi.

Përgjatë një viti në Serbi janë mbajtur mbi 10.000 tubime kundër presidentit autoritar serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një rezolutë të Parlamentit Evropian, udhëheqja shtetërore e Serbisë konsiderohet përgjegjëse për përshkallëzimin e represionit, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve demokratike.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Prattipati e Maqedonci diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Prattipati e Maqedonci diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Therret me thikë një person në Prishtinë

I kërcënoi policët me armë e granatë dore, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo vetëm bilaterale

Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo vetëm bilaterale

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

“Ditari”- 25.02.2026

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj gruas dhe armëmbajtje pa leje në Pejë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj gruas dhe armëmbajtje pa leje në Pejë

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK-ja rekomandon suspendimin e tetë policëve në dy raste të ndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën