TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protestat në Beograd nuk ndalen me dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të Novi Sad-it

E dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vuçeviq dhe e kryetarit të komunës së Novi Sad-it, Millan Gjuriq nuk po i bën përshtypje protestuesve. Ata po vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e 1 nëntorit të vitit të kaluar në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona si shkak i shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor. Sipas tyre, këto protesta nuk do të ndalen edhe pse tash kanë filluar edhe sulmet fizike ndaj protestuesve atje.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
16 2
A A

Për gati tre muaj, mijëra studentë e qytetarë po qëndrojnë rrugëve të Beogradit.

Përmes këtyre protestave, ata po kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi në  Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, ku  humbën jetën 15 persona nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor.

E të martën, si shkak i këtyre protestave masive kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dha dorëheqje.

Menjëherë pas tij, dorëheqje dha edhe i pari i komunës së Novi Sadit, Millan Gjuriq.

Por këto dorëheqje duket që nuk do mjaftojnë për ndaljen e protestave.

“Ne si studentë të Universitetit Filozofik nuk kemi ndonjë koment të veçantë (për dorëheqjen). Thjesht duam të themi se kjo nuk ishte kërkesa jonë, nuk duam ndryshimin e qeverisë, duam vetëm të plotësohen kërkesat tona”.

Që dorëheqja e Vuçeviqit është e pamjaftueshme e thotë edhe profesori i Fakultetit të Kimisë, Branimir Jovanciceviq.

“Nëse presidenti mendon se duke zëvendësuar një figurë, në thelb, të parëndësishme, pavarësisht se ai mban një post të rëndësishëm, ai do ta zgjidhë problemin në Serbi që ai personalisht të mbetet në pushtet, ai gabon thellë. Kjo duhet të çojë në ndryshime totale politike sepse autokracia dhe diktatura në Serbi në zemër të Evropës duhet të ndalet”, ka deklaruar ai.

Për njohësin e zhvillimeve politike, Valon Arifi kjo është njëra nga protestat më të mëdha në rajon.

Arifi thotë se fuqia e kësaj proteste është që nuk janë të përfshirë politikanët.

Organizatorët dhe studentët vazhdimisht po bëjnë thirrje në rrjete sociale se protestat do  të vazhdojnë.

Ndërsa është raportuar, se shumë prej protestuesve janë sulmuar gjatë vendosjes së pankartave në qytet.

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Vetura godet dy persona në Pejë, dërgohen për tretman mjekësor

Kurti, senatorëve amerikanë ia kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Kurti, senatorëve amerikanë ia kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën