Partia Demokratike e Shqipërisë po mban protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë.
Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë, raporton Tch.
Sipas policisë bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.







