TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Protesta në veri, Elshani: Tentim i Listës Serbe për tensione

by teve1
3 vjet ago
0
A A
​Protesta në veri, Elshani: Tentim i Listës Serbe për tensione

Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se protesta e sotme në veri të vendit e thirrur kinse nga pensionistët serbë, është tentim i Listës Serbe për të tensionuar situatën në veri të vendit. Marrë parasysh fjalimet propaganduese që u mbajtën në sheshin e veriut të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e BQK-së, sipas të cilit euro njihet si e vetmja valutë në Kosovë, Elshani tha se janë vazhdimësi e narratives propaganduese që u bë në Këshill të Sigurimit.

Në një intervistë, njohësi i sigurisë, Taulant Elshani thekson se edhe këtë herë u dëshmua se Serbia po bashkërendon politikat me Rusinë.

“Realisht u pa që protesta e sotme që është mbajtur ishte e orkestruar nga Lista Serbe, për arsye të parullave politike që u shfaqën atje, mos të harrojmë që në fundjavë u shfaqën edhe disa thirrje nga organizata terroriste, një ripërtëritje morale që ushtria të kthehet në Kosovë. Pra është një përpjekje e Listës Serbe që të mbajë tensionin të ngritur, dihet fakti që Lista Serbe është kryekëput e kontrolluar nga Vuçiqi,” thotë ai.

Derisa nënkryetari i Listës Serbe propagandoi edhe në protestën që u mbajt të hënën më veri, Elshani thekson se kjo dëshmon ndikimin e Kremlinit zyrtar në Listën Serbe.

“Ndikimi i Rusisë, i Kremlinit zyrtar në Listën Serbe është evident dhe është i pranishëm, dhe dihet që ‘Lista Serbska’ merr edhe instruksione direkte edhe nga Kremlini dhe i bashkërendojnë politikat, përmes Beogradit dhe përmes Rusisë”, vijon Elshani.

Propaganda e sotme, sipas Elshanit, është vazhdimësi e asaj që u bë të enjten në Këshill të Sigurimit, ku u diskutua për dinarin.

“Propaganda që u bë aty është vazhdimësi e propagandës që i ka paraprirë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, propagandë e cila ka për qëllim krijimin e një narrative të rrejshme se gjoja serbët po sulmohen në Kosovë, gjë e cila nuk është e vërtetë dhe propagandë e cila u çmontua edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit si dhe nga të gjitha deklaratat e udhëheqësve politikë të Kosovës,” shton ai.

Përndryshe, sot në veri u protestua kundër rregullores së BQK-së, me të cilin euro është valuta e vetme në Kosovë. /KP/

Tags: ProtestaTaulant Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Maqedonci takohet me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat në Berlin

Maqedonci takohet me gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat në Berlin

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

​Një i arrestuar në Gjakovë, dyshohet se inskenoi vjedhjen e armëve në poligonin e vet

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Fitojnë Galatasaray e Sportingu në Champions

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me “Opera Gala”, e ftuar speciale Elbenita Kajtazi

Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me “Opera Gala”, e ftuar speciale Elbenita Kajtazi

Zgjerimi BE-së, zbulohen detajet e udhërrëfyesit të KE-së për Shqipërinë, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi BE-së, zbulohen detajet e udhërrëfyesit të KE-së për Shqipërinë, e shpall nesër Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën