TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Protesta, kritika, thirrje – Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës?

nga TËVË 1
17 Shtator, 2024
0
A A
Protesta, kritika, thirrje – Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës?

“Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet.

Më 16 shtator, Hoxha lexoi këtë deklaratë të përbashkët të Forumit Ekonomik të Grave gjatë protestës së thirrur kundër mospërfshirjes së Ligjit të Punës në kalendarin legjislativ për vitin 2024.

Nevoja për miratimin e ndryshimeve në Ligjin aktual të Punës është theksuar disa herë nga organizatat joqeveritare.

Këtë vit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi një raport, ku thuhet se nevoja për ndryshimin e ligjit është urgjente, pasi që “rastet e shkeljeve të të drejtave të punës vazhdojnë me një ritëm alarmues”.

Largime arbitrare nga puna, mungesa e kushteve dhe sigurisë në punë, mospagesa e kontributeve pensionale, ekonomia joformale, korrupsioni, mungesa e inspektimeve në terren…

Këto listohen si disa nga problemet e shumta që ndikojnë në shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, ku çdo vit ka disa raste të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.

Por, me gjithë tentimet e shumta për ndryshim të Ligjit të Punës, ky ndryshim nuk është përfshirë në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për vitin 2024.

Katërmbëdhjetë vjet tentime të dështuara për ndryshim

Ligji aktual i Punës ishte miratuar në vitin 2010, prej kur Qeveria e Kosovës nisi t’i rregullonte marrëdhëniet e punës që më parë menaxhoheshin nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Që nga fillimi ka pasur kritika të shumta për përmbajtjen e këtij ligji. Dy herë ai ishte tërhequr nga rendet ditore të Kuvendit të Kosovës, me arsyetimin se kishte kosto të lartë buxhetore. Ndërsa, herën e tretë ka kaluar pak kohë pasi sindikalistët kanë kërcënuar me mospjesëmarrje në zgjedhje.

Instituti GAP ka publikuar një analizëtë Ligjit të miratuar të Punës qysh në qershor të vitit 2011, ku ka listuar disa probleme.

Pushimi i lehonisë ka ngjallur reagimet më të shumta – për shkak të formës dhe buxhetit të ndarë për të – ndjekur nga puna e paraparë për Inspektoratin e Punës, i cili kishte numër të pamjaftueshëm inspektorësh.

Pushimi i lehonisë konsiderohej si problem kryesor i këtij ligji qysh në fillimet e tij. Në vitin 2012, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka formuar një grup punues për ta rishikuar pushimin e lehonisë, mirëpo në fund kjo iniciativë ka dështuar.

Qeveritë pasardhëse kanë premtuar gjithashtu ndryshime në Ligjin e Punës – përfshirë në vitin 2019, kur Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka çuar atë në Kuvend.

Atëkohë është propozuar që pushimi i lehonisë dhe ai prindëror të rregulloheshin me ligj të veçantë.

Por, rrëzimi i Qeverisë dhe procesi vijues zgjedhor kanë bërë që as këtë herë ligji të mos ndryshohej.

Pastaj, në vitin 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pushtetin për herë të parë, Ligji i Punës është përfshirë në agjendën legjislative dhe është krijuar një grup punues. Por, sërish rrëzimi i Qeverisë dhe procesi zgjedhor e kanë ndërprerë këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi sërish zgjedhjet në vitin 2021 dhe këtë herë mori pushtetin e vetme, pa pasur nevojë të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë e tjera të mëdha politike.

Ajo sërish e përfshiu Ligjin e Punës në agjendën legjislative të viteve 2021, 2022 dhe 2023. Madje, në vitin 2022, përveç një Ligji të ri të Punës ishte synuar edhe ndryshimi i Ligjit për Inspektoratin e Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në tetor të vitit 2022, Vesel Zhinipotoku, drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore në Inspektoratin e Punës, i ka thënë REL-it se “drafti i Ligjit të Punës tashmë është në ministri për të kaluar në procedurat e tjera ligjore”.

Por, premtimet për ndryshimin e ligjit apo inicimin e një Ligji plotësisht të ri të Punës nuk u konkretizuan as në vitin 2024.

Sipas raportit të KDI-së për Ligjin e Punës, më 2 nëntor të vitit 2023 – gjatë një takimi me Kurtin dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Forumit Ekonomik të Grave i ishte thënë se projektligji i punës do të ishte i gatshëm për diskutim publik brenda pak javëve.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se pse në fund nuk u përfshi ky projektligj në agjendën legjislative për vitin 2024, por nuk mori përgjigje.

Ku çalon Ligji aktual i Punës?

Problemi kryesor shihet te barra që bie mbi shpatullat e bizneseve kosovare për pagesën e pushimit të lehonisë. Punëdhënësi parashihet ta paguajë 70 për qind të pagës së punëtorit për gjashtë muajt e parë, ndërsa Qeveria i mbulon tre muajt e ardhshëm në vlerën prej 50 për qind të pagës mesatare. Tre muajt e fundit të pushimit të lehonisë janë pa pagesë.

Përveç barrës mbi punëdhënësit, strukturimi i pushimit të lehonisë është kritikuar edhe pasi që nuk jep mundësi që edhe babai të ketë pushim prindëror. Aktualisht, ligji parasheh që babai t’i ketë dy ditë pushim me pagesë dhe e ka opsionin t’i marrë edhe dy javë pushim pa pagesë.

KDI-ja liston edhe disa probleme të tjera në këtë ligj, përfshirë: mbrojtjen e pamjaftueshme për punëtorët me orar të pjesshëm, mungesën e ndëshkimeve për punëdhënësit që nuk regjistrojnë punëtorët qysh në ditën e parë të punës dhe mundësitë që punëdhënësi t’i japë punëtorit kontratë të përkohshme në mënyrë të përsëritur për deri në dhjetë vjet.

Ligji kritikohet edhe si i “stërvjetërsuar”, pasi që nuk parasheh trende të reja, si puna nga shtëpia, puna hibride (nga shtëpia dhe nga zyra) dhe çështja e kontratave të punës për punëtorët e kompanive jashtë shtetit.

Ndryshime në këtë ligj ka rekomanduar edhe Bashkimi Evropian në Raportin e fundit të Progresit, të publikuar në fund të vitit 2023, në mënyrë që ky ligj të jetë në linjë me direktivat e BE-së.

BE-ja specifikoi veçanërisht Direktivën për Balancimin mes Punës dhe Jetës, që synon ta përmirësojnë pushimin familjar dhe mundëson kushte më fleksibile të punës.

Forumi Ekonomik i Grave ka paralajmëruar që, nëse kërkesat e tij nuk marrin vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, “do të reagojë edhe me metoda të tjera”, por pa specifikuar se me çfarë.

Tags: kritikaLigji i PunesProtesta
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X